Politike

KAS rrëzoi kërkesën e PD për “Shtëpinë e Lirisë”, zbulohet rezultati i votimit

7 Shkurt 2022, 16:11 Nga DOSJA
KAS rrëzoi kërkesën e PD për “Shtëpinë e

TIRANË – Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve ka marrë sot vendimin e parë për zgjedhjet e 6 Marsit, një vendim i cili ka shkuar jo në favor të Partisë Demokratike.

Pas vendimit të Komisionerit Ilirjan Celibashi për të regjistruar koalicionin “Shtëpia e Lirisë” vetëm me dy partitë LSI dhe PDK, pa grupin e Berishës, Partia Demokratike u ankua në KAS.

Demokratët kërkuan çregjistrimin e koalicionit. Për rreth 60 minuta pesë anëtarët e KAS debatuan me dyer të mbyllura nëse kërkesa duhej marrë në shqyrtim ose jo.

Në përfundim të saj, KQZ-ja bëri të ditur zyrtarisht se me votat 3-2 u rrëzua kërkesa e PD-së për tu marrë në shqyrtim, me argumentin se selia blu si palë ankuese nuk ka interes të ligjshëm e për rrjedhojë nuk legjitimohet për këtë kërkesë ankimore.

Interesant është fakti që Elvis Cefa, një ish-drejtor i rëndësishëm i qeverisjes së Partisë Demokratike dhe i propozuar nga PD-ja në KAS, bashkoi votat me socialistët kundër PD-së dhe indirekt në favor të “Shtëpisë së Lirisë”.

Nga ana tjetër në favor të kërkesës së demokratëve për të shqyrtuar kërkesën e tyre në seancë, kanë qenë Ledio Braho, i njohur për qëndrimet e tij në favor të PD-së, si dhe ish ministri i Drejtësisë së PD-së, njëherësh edhe një prej njerëzve më të akuzuar të selisë blu për qëndrimet e tij të fundit, Ilir Rusmali.

Marrë nga Balkanweb

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike shtëpia e lirisë shtëpia e lirisë

Sondazh

Poll