Bota

Vrasja e Alkis, mjekja: Goditjet ishin të menduara, ata e dinin ç’po bënin

7 Shkurt 2022, 19:16 Nga DOSJA
Vrasja e Alkis, mjekja: Goditjet ishin të menduara, ata e dinin

GREQI- Aspektet e errëta të sulmit vrasës në Selanik, me viktimë 19-vjeçarin Alkis Kampanos, zbardhen nga mjekja e Universitetit Aristotele të Selanikut, Lida Kovatsi, e cila kreu autopsi-nekropsinë. Protothema shkruan se sipas saj ky është një veprim i shënjestruar, i cili forcon besimin për vrasje me dashje. Deklaratat konkrete vijnë pasi autori 23-vjeçar me origjinë shqiptare, i cili u caktua në paraburgim, pretendoi se nuk kishte ndërmend të vriste Alkisin. Kovatsi theksoi se goditjet me thikë ishin të shumta dhe të synuara dhe shtoi se autorët dinin se ku do të godisnin.

“Fëmija ka ndërruar jetë nga kombinimi i dëmtimeve që i janë shkaktuar në ekstremitetet e poshtme, së bashku me dëmtimet kraniocerebrale që ka pësuar. Ishte kombinimi i këtyre të dyjave që solli rezultatin përfundimtar. Në asnjë rast nuk po flasim për një traumë. Po flasim për shumë goditje të ndryshme . Nuk është e lehtë të vrasësh një të ri, me gjatësi 1.90, duhet të dish se çfarë po bën. Pikëpamja ime shkencore është se këto janë sulme të synuara nga njerëz që e dinin se do të arrinin rezultatin e dëshiruar ,” tha ajo.

Çfarë ka ndodhur?

Mëngjesin se martës, pas ndeshjes së kampionatit helen të futbollit AEK-PAOK, Alkis Kampanos u sulmua me dy miqtë e tij nga një grup huliganësh të PAOK-ut. Autori i vrasjes u identifikua një 23-vjeçar shqiptar me emrin  Afksendos Çarçiu, pjesë e ultrasve të PAOK-ut të quajtuir “Bicepsi i Veriut”. Ai rrahu dhe goditi për vdekjen viktimën me kosë. Identifikimi i tij u bë i mundur nga kamerat e sigurisë përreth zonës së Charilou. Efektivët e rendit në Selanik sekuestruan një grup sendesh dhune në një prej zyrave të “Bicepsit të Veriut” në qendër të Selanikut. Rezultoi se mbajtësi i çelësave ishte Çarçiu. Ai u arrestua dhe u dënua me 5.4 vite burg. Vrasësi mohoi të kishte lidhje me sendet e gjetura. Për krimin tronditës, policia greke ka shpallur në kërkim dhe 20-vjeçarin nga Shqipëria Rogers Demirazi, i cili mendohet se fshihet në atdhe. Autori i vrasjes, Afksendos Çarçiu do të përballet nesër me akuzën e vrasjes me paramendim nga Gjykata e Selanikut.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni afksendos çarçiu alkis kampanos lida kovatsi afksendos çarçiu alkis kampanos lida kovatsi

Sondazh

Poll