Bota

Konflikti në Ukrainë, Stotlenberg:Po shqyrtojmë të vendosim më shumë trupa në lindje

7 Shkurt 2022, 18:09 Nga DOSJA
Konflikti në Ukrainë, Stotlenberg:Po shqyrtojmë të vendosim

SHBA- NATO po konsideron një qëndrim më afatgjatë ushtarak në Evropën Lindore për të forcuar mbrojtjen e saj. The Guardian shkruan se këtë gjë e ka thënë sekretari i përgjithshëm i aleancës Jens Stoltenberg gjatë një deklarate për shtyp.

“Ne po shqyrtojmë më shumë rregullime afatgjata në qëndrimin tonë, praninë tonë në pjesën lindore të aleancës. Asnjë vendim përfundimtar nuk është marrë për këtë, por tani ka një proces që po zhvillohet brenda NATO-s. Nëse Rusia vërtet dëshiron më pak NATO afër kufijve, ata marrin të kundërtën,” tha Stotlenberg.

Ai po fliste në një konferencë për shtyp me presidentin polak Andrzej Duda, duke iu referuar përforcimit të fundit të mbrojtjes së NATO-s. Pas aneksimit të Krimesë nga Rusia në vitin 2014, vendet e NATO-s vendosën grupe beteje në Poloni dhe në shtetet baltike. Ministrat e mbrojtjes të NATO-s pritet të diskutojnë përforcimet në takimin e tyre të ardhshëm në 16-17 shkurt.

LAJMI KRYESOR: Pushtimi mund të ndodhë! ‘Rusi-Ukrainë’, ushtria është gati, Macron takohet me Putin

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota andrzej duda jens stoltenberg konflikti ukraine-rusi nato andrzej duda jens stoltenberg konflikti ukraine-rusi nato

Sondazh

Poll