Bota

Partitë serbe për Abazoviç: Djali me kaçurrela nuk na do në qeveri

7 Shkurt 2022, 18:38 Nga DOSJA
Partitë serbe për Abazoviç: Djali me kaçurrela nuk na do

MALI I ZI– Dritan Abazoviç shihet si rivali kryesor i partive serbe që pretendojnë të futen në koalicion për të shkuar drejt qeverisjes së re pas votimit të mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë së Malit të Zi. B92 shkruan se shqiptari Abazoviç për serbët është një djalë me flokë kaçurrela që po pengon futjen e sebëve në koalicion. Sipas mediave serbe, Abazoviç mendon se serbët e Malit të zi do të mund të shkatërrojnë integritetin dhe sovranitetin. Konkretisht Milan Knezevic i Frontit Demokratik në Malin e Zi, është shprehur se shqiptari është totalisht kundër përfshirjes së serbëve në qeveri.

“Dritan Abazoviç u vetëshpall hero serb, se do ta mbronte gjuhën serbe… Është ai djali me kaçurrela që u paraqit si hero kombëtar në mediat serbe. Tani do të doja që mediat ta vërejnë se ky djali kaçurrel nuk po lejon në qeverinë e re përfaqësues politikë me origjinë serbe, sepse ai beson se ne si serbë nga Mali i Zi do ta shkatërrojmë integritetin dhe sovranitetin e saj,”- mësohet të ketë thënë Knezeviç, sipas B92.

Tri ditë pas votimit të mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë së Malit të Zi, Kuvendi pritet të vendosë sot për shkarkimin e kryeparlamentarit, Aleks Beçiç. Në Mal të zi kanë nisur bisedimet për formimin e kabinetit të ri, pas rrezimit të premten ne parlament të qeverise se Zdravko Krivokapiç. Dritan Abazoviç shihet si një nga kandidatët e mundshëm për kryeministër dhe rivali kryesor për partitë serbe.

(f.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni dritan abazovic kriza ne mal te zi mali i zi dritan abazovic kriza ne mal te zi mali i zi

Sondazh

Poll