Bota

Kriza në Ukrainë, Macron takohet me Putin: Shpresoj për një përgjigje të dobishme

7 Shkurt 2022, 16:22 Nga DOSJA
Kriza në Ukrainë, Macron takohet me Putin: Shpresoj për një

RUSI- Presidenti francez Emmanuel Macron ka mbërritur në Rusi dhe po zhvillon takimin me homologun rus Vladimir Putin në lidhje me konfliktin në Ukrainë. France24 shkruan se në fillim të takimit, Macron i tha Putin se po shpresonte për një përgjigje të dobishme në fund të takimit.

“Një përgjigje e dobishme është një përgjigje që natyrisht na lejon të shmangim luftën dhe të ndërtojmë tulla besimi, stabiliteti, dukshmërie”, tha presidenti francez.

Nga ana e tij, Putin pranoi përpjekjet e Francës për zgjidhjen e krizës së sigurisë në Evropë.

“Unë shoh se sa shumë përpjekje po bën udhëheqja aktuale franceze për të zgjidhur çështjen e sigurisë në Evropë (…) domethënë, për të zgjidhur krizën në juglindje të Ukrainës,” tha udhëheqësi rus.

LAJMI KRYESOR: Pushtimi mund të ndodhë! ‘Rusi-Ukrainë’, ushtria është gati, Macron takohet me Putin

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota emmanuel macron konflikti ukraine-rusi vladimir putin emmanuel macron konflikti ukraine-rusi vladimir putin

Sondazh

Poll