Bota

VIDEO- Moti i keq ‘shkatërron’ Italinë, rrëzohen pemë e çati, dhjetëra të plagosur

7 Shkurt 2022, 18:22 Nga DOSJA
VIDEO- Moti i keq ‘shkatërron’ Italinë, rrëzohen

ITALI– Italia është përfshirë nga moti i keq gjatë ditës së sotme. Mediat italiane shkruajnë se erërat e forta kanë rrëzuar pemë e çati duke bërë që dhjetëra njerëz të mbeten të plagosur. Konkretisht deri më tani kanë përfunduar në spital mbi 30 persona nga zona të ndryshme.

Një pemë zuri poshtë një burrë e një grua në Milano teksa ishin duke ecur në Piazza della Libertà. 64-vjeçari është në gjendje të rëndë, kurse e shoqja ka plagë në shpinë dhe në gju. Nga era e fortë ka rënë edhe një pjesë e çatisë së Stacionit Qendror. Një tjetër pemë është rrëzuar pranë shkollës në rrugën Carlo Pisacane 9, duke plagosur disa nxënës.

Bashkia e Milanos ka vendosur të mbyllë hyrjet në parqet publike dhe u ka bërë thirrje qytetarëve të kenë kujdes.

(F.m/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota itali moti i keq ne itali itali moti i keq ne itali

Sondazh

Poll