Politike

Dule komenton 30 qershorin: E braktisi 85% e popullit, Timonieri vuan nga një diagnozë

1 Korrik 2019, 18:03 Nga DOSJA
Dule komenton 30 qershorin: E braktisi 85% e popullit, Timonieri vuan nga

TIRANË– Vangjel Dule, kreu i partisë Për Të Drejtat e Njeriut ka komentuar zgjedhjet e 30 qershorit dhe faktin që kryeministri Edi Rama i cilësoi këto zgjedhje si nëj fitore.

Në një status në rrjetet sociale, Dule shkruan se Rama të cilin e quan ‘Timonieri i Madh’ vuan nga nëj diagnozë e njohur tashmë botërisht. Ai thekson se Rama është braktisur nga 85% e popullit por prapë kjo gjë sipas kryeministrit është fitore.

Diagnoza e Timonierit të Madh sot u bë e njohur botërisht: Kleptomani psikotike dhe seriale elektorale. Edhe pse i braktisur, si asnjë nga ish kryeministrat në largim të 30 viteve të fundit, nga 85% e popullit, ai vazhdon të ndihet “triumfator”!”- shkrun Vangjel Dule.

Ditën e djeshme, shqiptarët votuan në zgjedhjet lokale të 30 qershorit, ku morën pjesë 21.6% e shqiptarëve, dhe PS mori ashtu siç ishte parashikuar të gjitha bashkitë. Procesi i votimit nuk pati probleme, përveç disa incidenteve të vogla në Finiq dhe Durrës. Dy liderët, Rama e Basha e cilësuan fitore 30 qershorin, njëri të shtetit e tjetri të popullit.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama vangjel dule zgjedhjet e 30 qershorit edi rama vangjel dule zgjedhjet e 30 qershorit

Sondazh

Poll