Politike

‘Po s’e kuptove pse ke humbur, rrezikon sërish’, Rama tregon këshillën e gjyshes: Ja çfarë mësova unë

1 Korrik 2019, 16:57 Nga DOSJA
‘Po s’e kuptove pse ke humbur, rrezikon sërish’, Rama

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka ndarë me ndjekësit e tij këshillën e gjyshes së tij duke thumbuar kryedemokratin Lulzim Basha.

Me anë të një statusi në Twitter, Rama shkruan se nëse nuk e kupton përse ke humbur dhe përse ka fituar tjetri, rrezikon të dështosh sërish.

Rama shkruan se vetë kishte kuptuar që nëse në rast fitoreje nuk do ta kuptonte se kishte triumfuar sepse kundërshtari kishte humbur, rrezikonte dështimin, duke nënkuptuar se fitorja e zgjedhjeve lokale ishte vetëm prej bojkotit të PD-së. 

“Gjyshja ime thoshte po s’e kuptove pse ke humbur, s’e kupton dot pse tjetri ka fituar dhe humbet prapë. Ndërsa unë për vete kam mësuar që kur fituesi nuk kupton se ka fituar ngaqë dikush tjetër ka humbur, atëherë ai rrezikon ta humbasë fitoren e tij,”-shkruan Rama. 

Ditën e djeshme, shqiptarët votuan në zgjedhjet lokale të 30 qershorit, ku morën pjesë 21.6% e shqiptarëve, dhe PS mori ashtu siç ishte parashikuar të gjitha bashkitë.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama lulzim basha zgjedhjet lokale 2019 edi rama lulzim basha zgjedhjet lokale 2019

Sondazh

Poll