Politike

Zgjedhjet lokale, Basha: Dolëm më të fortë nga 30 Qershori, beteja ndaj Ramës vijon

1 Korrik 2019, 17:21 Nga DOSJA
Zgjedhjet lokale, Basha: Dolëm më të fortë nga 30 Qershori,

TIRANË– Pas takimit me aleatët dhe ish-kryeministrin Sali Berisha, kryedemokrati Lulzim Basha dalë në një deklaratë për shtyp.

Në fjalën e tij Basha ka falenderuar 85% të qytetarëve shqiptarë që bojkotuan zgjedhjet lokale me një parti, duke u shprehur se tashmë opozita ishte më e fuqishme dhe më e bashkuar. 

Edhe pse nuk mori pjesë në zgjedhjet lokale, Basha u shpreh se nuk do të tërhiqjen deri në largimin e kryeministrit Edi Rama dhe hetimit të tij për manipulim të votimeve.  

Ditën e djeshme, shqiptarët votuan në zgjedhjet lokale të 30 qershorit, ku morën pjesë 21.6% e shqiptarëve, dhe PS mori ashtu siç ishte parashikuar të gjitha bashkitë.

Procesi i votimit nuk pati probleme, përveç disa incidenteve të vogla në Finiq dhe Durrës. Dy liderët, Rama e Basha e cilësuan fitore 30 qershorin, njëri të shtetit e tjetri të popullit, ndërkohë që ende nuk ka një reagim nga kreu i shtetit, Ilir Meta.

(k.m & a.s/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike lulzim basha zgjedhjet lokale 2019 lulzim basha zgjedhjet lokale 2019

Sondazh

Poll