Politike

PD reagon pas raportit të OSBE/ODHIR, Bylykbashi: Vërtetuan ato që ka denoncuar PD

1 Korrik 2019, 16:18 Nga DOSJA
PD reagon pas raportit të OSBE/ODHIR, Bylykbashi: Vërtetuan ato

TIRANË– Ish-deputeti i PD, Oerd Bylykbashi me një deklaratë për mediat ka komentuar deklaratën e OSBE/ODHIR për zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

Bylykbashi tha se procesi zgjedhor ishte nul dhe se u dhunua kodi zgjedhor duke premtuar se opozita do të vijojë të nxjerrë shkeljet e kontestuara nga vëzhguesit e tyre në terren.

“OSBE/ ODIHR iu tha shqiptarëve se më 30 qershor nuk pati zgjedhje. Mungesa e zgjedhjes i ka bërë këto zgjedhje nul. ODIHR iu tha shqiptarëve se ata nuk patën mundësi për të zgjedhur dhe kandidatët nuk kishin rivalë. Kjo është deklarata më e fortë dhe më ashpër që ka bërë në këto 28 vjet OSBE/ODIHR. Kjo deklaratë e sotme bëri nul të gjitha përpjekjet e Edi Ramës dhe organizimin e një farse më 30 qershor. Opozita do të vazhdojë të provojë çdo shkelje më 30 qershor dhe do të bëjë të mundur që shqiptarët të zgjedhin në zgjedhje të lira e të ndershme”, deklaroi ndër të tjera Bylykbashi.

Deklarata e plotë:

Mosrespektimi i standardave për zgjedhje demokratike ka detyruar Partinë Demokratike që të marrë një vendim shumë të fortë që të mos futët në zgjedhjet e 30 qershorit më pas të anulluara nga Presidenti.

Zgjedhjet më shumë se për këdo tjetër kanë rëndësi për zgjedhësit, këtë deklaroi sot ODHIR, këtë ka deklaruar dhe ka mbështetur fuqimisht për zgjedhje të ndershme edhe të lira Partia Demokratike.

ODHIR u tha shqiptarëve se më 30 qershor nuk pati zgjedhje, ku zgjedhësit shqiptarë të kishin mundësi të bënin zgjedhje të ndershme dhe të lira, me plot mundësi për ata që do i përfaqësojnë

Mungesa e zgjedhjes i ka bërë këto zgjedhje nul.

ODHIR u tha shqiptarëve se edhe pse nuk patën mundësi për të zgjedhur se kandidatët e qeverisë nuk kishin rivalë, pavarësisht kësaj qeveria vendosi të shkojë përpara duke organizuar një farsë më 30 qershor pa marrë për bazë interesin themelor të zgjedhësve që është e drejta për të zgjedhur.

ODHIR deklaroi pa ekuivok dhe tha se e vetmja gjykatë për të shqyrtuar dekretet e Presidentit të Republikës për datën e zgjedhjeve është Gjykata Kushetuese.

Kapja e polotë e KQZ-së dhe e gjithë komisioneve zgjedhore nga Partia Socialiste, refuzimi i të drejtës së partive opozitare për të patur antarët e tyre në komisionet sipas ODHIR dhunoi Kodin Zgjedhor dhe qëllimin e Kodit me qëllim për të garantuar të drejtat bazë të zgjedhësve.

Kjo është deklarata paraprake më e fortë dhe më e ashpër që ka bërë në 20 vitet e fundit OSBE-ODHIR duke kritikuar rëndë rolin e qeverisë.

Kjo deklaratë e sotme bëri nul përpjekjet e Edi Ramës në organizimin e një farse zgjedhore më 30 qershor.

Opozita do të vazhdojë të provojë çdo shkelje që është konstatuar në procesin e votimit të datës 30 qershor dhe do të bëjë të mundur që shqiptarët të mundin të zgjedhin me zgjehdje të lira, të ndershme dhe demokratike.

Ditën e djeshme, shqiptarët votuan në zgjedhjet lokale të 30 qershorit, ku morën pjesë 21.6% e shqiptarëve, dhe PS mori ashtu siç ishte parashikuar të gjitha bashkitë.

Procesi i votimit nuk pati probleme, përveç disa incidenteve të vogla në Finiq dhe Durrës. Dy liderët, Rama e Basha e cilësuan fitore 30 qershorin, njëri të shtetit e tjetri të popullit, ndërkohë që ende nuk ka një reagim nga kreu i shtetit, Ilir Meta.

(k.m & a.s/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike oerd bylykbashi osbe/odhir zgjedhjet lokale 2019 oerd bylykbashi osbe/odhir zgjedhjet lokale 2019

Sondazh

Poll