Politike

Rudina Hajdari mesazh PD-së: Teoria e ardhjes në pushtet me forcë duhet të marrë fund

1 Korrik 2019, 16:44 Nga DOSJA
Rudina Hajdari mesazh PD-së: Teoria e ardhjes në pushtet me forcë

TIRANË- Deputetja e PD-së, Rudina Hajdari i ka dërguar një mesazh të hapur partisë që ajo bën pjesë.

Në një status në Facebook, Hajdari shkruan se pas fitores së 61 bashkive nga PS-ja, çfarë do të ndodhë në vazhdim do të ishte vendimtare për të djathtën.

“Ringritja e së djathtës klasike është e domosdoshme dhe teoria e ardhjes në pushtet me forcë duhet të marrë fund,”– shkruan vajza e liderit historik të PD-së, Azem Hajdarit. 

POSTIMI I PLOTË:

Ndonjëherë duhet të dështosh tërësisht në diçka në mënyrë që të marrësh drejtimin e duhur. Mungesa e demokracisë brenda partive ka shkatërruar vijat ideologjike, duke e lënë vendin pa një të djathtë dhe me një autokrat.
Çfarë do ndodhë nga sot e në vazhdim do jetë vendimtare për të djathtën. Ringritja e së djathtës klasike është e domosdoshme dhe teoria e ardhjes në pushtet me forcë duhet të marrë fund.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike pd rudina hajdari zgjedhjet lokale 2019 pd rudina hajdari zgjedhjet lokale 2019

Sondazh

Poll