Politike

REZULTATET/ Mbyllet procesi i numërimit në 32 bashki të vendit, fituese PS-ja

1 Korrik 2019, 05:19 Nga DOSJA
REZULTATET/ Mbyllet procesi i numërimit në 32 bashki të vendit,

SHQIPËRI- Partia Socialiste vijon e sigurt rrugën e fitores në zgjedhjet e 30 qershorit. Deri tani është mbyllur votimi në 32 bashki, të cilat i ka fituar të gjitha Partia Socialiste. Të vetmit kundërshtar në këto zgjedhje për qeverinë, Bindja Demokratike, deri tani nuk ka mundur që të fitojë asnjë bashki.

Numërimi ësthë mbyllur në 32 bashki, Pustec, Konispol, Libohovë, Fushë Arrëz, Memaliaj, Kolonjë, Belsh, Himarë, Roskovec, Poliçan, Vorë, Lushnje, Skrapar, Prrenjas, Mallakastër, Malësi e Madhe, Pukë, Ura Vajgurora, Librazhdi, Gramshi, Divjaka, Bulqiza, Hasi, Vau i Dejes, Kavaja, Delvina, Selenica, Kruja, Tropoja, Shijaku, Durrësi e Gjirokastra.

[sgallery url=”https://dosja.al/zgjedhet-procesi-i-numerimit-drejt-fundit-ps-ja-fiton-cdo-bashki/”]

Ndërkohë që dhe në bashkitë që ka nisur numërimi kandidatët e PS janë në një avantazh të thellë, herë me kundërshtarin dhe herë me veten e tyre, pasi nuk kishte alternativ tjetër për votuesit. Gjatë numërimit janë hasur dhe parregullsi, pasi në njësitë adminsitrative që është mbyllur procesi rezultatet e numërimit të votave me ato që janë hedhur në kuti kanë një disbalancë me njëra-tjetrën. Në shumë raste ka më shumë vota të numëruara nga ato që janë votuar.

Po ashtu një tjetër problem është dhe pjesëmarrja, pasi ka një përplasje mes KQZ-së dhe Partisë Demokratike. Sipas KQZ-së pjesë marrja ka qenë 21.6% ndërsa sipas PD pjesëmarrja ka qenë jo më shumë se 15%. Dhe procesi i votimit u shoqërua me incidente të vogla, ku ka pati votime familjare komisionerë që pinin alkool në gjatë procesit të votimi. Por për Bashën zgjedhjet ishin fitore për opozitën, ndërsa për Ramën fitore për Shqipërinë.

(A.B. J.V. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike delegacioni i osbe parregullsite ne zgjedhje rezultatet e zgjedhjeve lokale zgjedhjet lokale delegacioni i osbe parregullsite ne zgjedhje rezultatet e zgjedhjeve lokale zgjedhjet lokale

Sondazh

Poll