Politike

‘Më 30 qershor do ketë përplasje’/Anuloi zgjedhjet, Artan Hoxha: Meta ka detyrim të tregojë burimet e tij

1 Korrik 2019, 16:08 Nga DOSJA
‘Më 30 qershor do ketë përplasje’/Anuloi zgjedhjet,

TIRANË– Gazetari Artan Hoxha i ftuar në Report Tv ka folur lidhur mbi situatën politike në vend pas zgjedhjeve lokale të 30 qershorit.

Në fjalën e tij, Hoxha tha se presidenti Ilir Meta tashmë duhet të japë llogari për incidentet dhe konfliktin civil që përdori si pretekst për anulimin e zgjedhjeve.

“Dekreti që zhdreketoi 30 qershorin, në argumentimin që bëri presidenti, një nga arsyet kryesore ishte fakti se presidenti kishte informacione se do kishte përplasje dhe viktima. Do kishte konflikt civil dhe përplasje me forcat e rendit. Kjo gjë nuk ndodhi. Sot ai ka një detyrim të thotë se çfarë dhe se ku i kishte marrë informacionet. Jo më kot kërkova që presidenti të na japë shpjegim çfarë informacionesh kishte”, tha Artan Hoxha.

Ditën e djeshme, shqiptarët votuan në zgjedhjet lokale të 30 qershorit, ku morën pjesë 21.6% e shqiptarëve, dhe PS mori ashtu siç ishte parashikuar të gjitha bashkitë.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike artan hoxha ilir meta zgjedhjet lokale 2019 artan hoxha ilir meta zgjedhjet lokale 2019

Sondazh

Poll