Sport

Zyrtare: Mbretëria e Bashkuar dhe Irlanda, kandidaturë e përbashkët për “Euro 2028”

7 Shkurt 2022, 11:34 Nga DOSJA

ANGLI – Për gati një vit, Anglia, Skocia, Irlanda e Veriut, Uellsi (që përbëjnë Mbretërinë e Bashkuar), si dhe Irlanda, kanë njësuar dëshirën e tyre për të qenë kandidatë për organizimin e Kupës së Botës 2030, një nismë e cila u mbështet nga britanikët dhe Kryeministri Boris Johnson.

Por në javët e fundit, ky projekt ka hasur në ngurrim, veçanërisht për shkak se edicioni i botërorit të vitit 2030 duket se ngjall interesin e shumë vendeve, si Spanja dhe Portugalia, por edhe Uruguaji, Argjentina, Kili dhe Paraguaj, të bashkuar në një nismë të përbashkët.

Në këtë kuadër, Mbretëria e Bashkuar dhe Irlanda, të frikësuar nga një dështim i mundshëm, përmes një komunikate për media të hënën, njoftuan se janë kandidatë për organizimin e Euro 2028.

Aty mund të lexojmë se “organizimi i një Euro ofron një kthim të ngjashëm investimi (si ai i një Kupe Botërore)”. Teksti shton: “Ne besojmë se Mbretëria e Bashkuar dhe Republika e Irlandës mund t’i ofrojnë UEFA-s dhe futbollit europian një ngjarje unike në vitin 2028: një bashkëpunim unik kompakt midis pesë kombeve që do të sjellë një përvojë madhështore, ekipe dhe tifozë të kualifikuar”. UEFA do të shpallë zgjedhjen e saj në shtator 2023.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport anglia federata futbollit e uellsit irlanda e veriut janë kandidatë për organizimin e euro 2028 michael jordan williams është një mesfushor uellsian skocia uellsi anglia federata futbollit e uellsit irlanda e veriut janë kandidatë për organizimin e euro 2028 michael jordan williams është një mesfushor uellsian skocia uellsi

Sondazh

Poll