Aktualitet

‘S’kemi bërë gjilpëra’/ Çobani i tregon hapur, Resuli: Kush garanton sigurinë?

6 Shkurt 2022, 10:47 Nga DOSJA
‘S’kemi bërë gjilpëra’/ Çobani i tregon

FIER- Sipërmarrësi dhe mjeku veteriner Ervin Resuli ka denoncuar një fenomen në një fshat të Fierit, ku çobanët ankohen për mungesën e veterinerëve. Ai ka publikuar një video në rrjetin e tij social, ku blektori ankohet se deri më tani nuk i ka shkuar askush për të verifikuar ose bërë matrikullimin, vaksinimin dhe certifikimin e dhenëve për t’i bërë produkt për shitje.

“Ne nuk kemi asnjë gjilpërë falas. Jemi për të dorëzuar krrabat. Nuk kemi kushte. Departament bujqësor nuk ka. Sepse nuk ka ardhur njëri të thotë ç’hall ke. Është për të ardhur keq. Ata i marrin lekët kot,”-thotë në video çobani duke u ankuar për qeverinë. Më tej, Resuli shkruan se Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve duhet t’u përgjigjet disa pyetjeve që janë të domosdoshme për të gjithë konsumatorët.

“Kush garanton sigurinë ushqimore tek produktet e kësaj ferme ? A është cënuar siguria shëndetësore si siguri kombëtare? A mundet struktura veterinare të kryejë funksionet ligjore duke marrë në konsideratë nivelin e ulët të pagave? Presim përgjigje,”-shkruan ai ndër të tjera.

 

Ndërkohë që sa i përket “dorëheqjes” së bariut, kjo nuk është problem pasi do të zëvendësohet fare lehtësisht me prurjet e reja që do të dalin nga Akademia e Barinjve që prezantoi ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca. Vetëm se tani po shërben pak si anti-reklamë.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet ervin resuli fier ervin resuli fier

Sondazh

Poll