Aktualitet

EMRI/ Qëlloi drejt nënës me armë, arrestohet 41-vjeçari në Lushnje

6 Shkurt 2022, 09:31 Nga DOSJA
EMRI/ Qëlloi drejt nënës me armë, arrestohet

LUSHNJE- Një 41-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Lushnje, pasi ka qëlluar dhe kanosur drejt nënës së tij me armë zjarri. Mësohet se Edmond Kadiu është vënë në pranga pasi ka qelluar drejt oborrit të banesës së tij për të vrarë nënën e tij. Ndërkohë që shoku i tij 65-vjeçari me emrin Arif Zelo është shpallur në kërkim, pasi në banesën e tij u gjetën kanabis e ndarë në 31 doza, një pistoletë si dhe 46 fishekë. Një pistoletë tjetër u kap nga Kadiu, i cili e përdori atë për të qëlluar drejt nënës së tij.

Njoftimi i Policisë:

Lushnjë/ Kanosi me armë zjarri dhe qëlloi drejt nënës së tij, kapet dhe vihet në pranga 41-vjeçari (i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje). Shpallet në kërkim edhe shoku i tij pasi gjatë kontrollit në banesë ju gjet një armë zjarri pistoletë dhe lëndë narkotike. Sekuestrohen 2 armë zjarri pistoletë, fishekë luftarak dhe lëndë narkotike cannabis sativa. Pas marrjes së njoftimit se në fshatin Dushk, një shtetas ka kanosur për të vrarë nënën e tij si edhe ka gjuajtur me armë zjarri në oborrin e banesës, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnje, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

41-vjeçari Edmond Kadiu, porsa ka parë shërbimet e Policisë është larguar menjëherë, por pas ndjekjes nga shërbimet e Policisë është lokalizuar në një lokal në fshatin Dushk, Lushnjë, dhe falë ndërhyrjes me profesionalizëm, u bë neutralizimi në kohë i tij dhe sekuestrimi i armës së zjarrit pistoletë me fishekë në fole gati për qitje dhe një krëhër me fishekë luftarak.

Gjithashtu, në vijim të veprimeve hetimore të kryera nga Policia, u ushtrua kontroll në banesën e shtetasit Arif Zelo., me të cilën autori shoqërohej. Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit Arif Zelo, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë, 46 fishekë luftarak dhe një sasi me lëndë narkotike cannabis sativa e ndarë në 31 doza.

Në përfundim të veprimeve, Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Edmond Kadiu, 41 vjeç, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” dhe “Kanosja”, si edhe shpallën në kërkim dhe po punojnë për kapjen e shtetasit Arif Zelo, 65 vjeç, banues në Dushk, Lushnjë, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprime të mëtejshme.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arif zelo edmond kadiu policia e lushnjes arif zelo edmond kadiu policia e lushnjes

Sondazh

Poll