Aktualitet

“Ndahet” çifti Berisha!30-vjetori i LDG, ish-kryeministri në Sukth,e shoqja në Vlorë

6 Shkurt 2022, 09:38 Nga DOSJA
“Ndahet” çifti Berisha!30-vjetori i LDG, ish-kryeministri

VLORË– 30-vjetori i themelimit të “Lidhjes Demokratike të Gruas”, dega Vlorë ka bërë bashkë një sërë figurash të njohura të Partisë Demokratike dhe jo vetëm, duke ndarë kështu edhe çiftin Berisha. Teksa ish-kryeministri po mban takimin e parë në Sukth duke e nisur një javë para fushatën elektorale për zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit, bashkëshortja e tij ka shkuar në Vlorë. E shoqëruar nga kryetarja në detyrë e LDG, Albana Vokshi, Lirie Berisha duket se ka zgjedhur që të jetë pjesë e aktivitetit.

“Unë nuk jam grua tribunash, ndaj dhe më kuptoni se kam shumë emocione,”-tha ajo ndër të tjera në fjalën e saj.

Ndërkohë që pjesë e të cilit është bërë edhe deputeti i PD-së për qarkun e Vlorës, Bujar Leskaj, që duket se është vendosur tashmë publikisht në krah të liderit historik të PD-së.

Edhe pse ishte një nga të parët që ngritën zërin kundër përjashtimit të Berishës nga kryedemokrati Lulzim Basha më 9 shtator, sërish Leskaj nuk ka marrë pjesë në asnjë prej mbledhjeve të Komisionit të Rithemelimit. Por sot duket se ka vendosur që të ofrojnë mbështetjen e tij. Ndërkohë që në Vlorë jnë mbledhur për festë, në Sukth, Berisha do të prezantojë kandidatin e 6 marsit për qarkun e Durrësit, Ardian Mukën, i cili u zgjodh disa javë më parë gjatë Primareve.

SHIKO EDHE KËTË:

“Ndahet” çifti Berisha!30-vjetori i LDG, ish-kryeministri në Sukth,e shoqja në Vlorë

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore kryesore 30-vjetori i ldg vlore lirie berisha 30-vjetori i ldg vlore lirie berisha

Sondazh

Poll