Aktualitet

“Kthehesha për dashuri”/ I dëbuar 14 herë nga Italia, shqiptari s’dorëhiqej (EMRI)

6 Shkurt 2022, 08:47 Nga DOSJA
“Kthehesha për dashuri”/ I dëbuar 14 herë nga Italia,

ITALI– Ai nuk hiqte dorë dhe kthehej gjithmonë…për dashurinë! Kështu u justifikua para autoriteteve italiane 38-vjeçari shqiptar, Emiljano Fejzo, i cili ishte dëbuar jo pak por 14 herë nga Italia. Në arrestimin e tij të fundit, para togave të zeza në Gjykatën e Reggio Emilia, shqiptari tregoi historinë e dashurisë që e kishte shtyrë sistematikisht të shkelte ligjin sistematikisht.

“I kam bërë të gjitha për të qenë pranë gruas që dashuroj, e cila ka nevojë për mua,”– është shprehur shqiptari.

E gjitha vetëm për partneren e tij. Megjithatë historia e tij duket se nuk preku shumë pasi vendosën që ta dënonin me 5 vite e 2 muaj heqje lirie, për veprën penale shkelje të vendimit për ndalimin e hyrjes në territorin italian. Por tashmë Fejzo premton se do ta zgjidhte problemin e dokumentacionit, për të qëndruar gjithmonë në Itali.

Marrë nga corrieredibologna.corriere.it

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet shqiptari ne itali itali arrestohet shqiptari ne itali itali

Sondazh

Poll