Aktualitet

Digjet godina ku strehoheshin 4 familje, Bashkia Bulqizë: Do u paguajmë qiranë

6 Shkurt 2022, 09:43 Nga DOSJA
Digjet godina ku strehoheshin 4 familje, Bashkia Bulqizë: Do u

BULQIZË– Flamur Jella, përgjegjës i sektorit të mbrojtjes dhe emergjencave civile pranë Bashkisë Bulqizë ka premtuar se familjet që kanë mbetur në qiell të hapur pasi mbrëmë iu dogj banesa do të përfitojnë nga bonusi i qirasë. Në një intervistë për ReportTv, ai tha se pasi flakët të shuhen, dosja do të shkojë në Këshill për të marrë një vendim përfundimtar edhe për strehimin e familjeve.

“Janë totalisht të pabanueshme, ne do të mblidhemi si emergjenca civile dhe do të bëjmë procedurat në bazë të vendimit të Këshillit të Ministrave. Do të vlerësohet dëmi i bërë në këto banesa dhe dosja do të kalojë në këshill. Deri në një vendimmarrje ne do t’i strehojmë në një vend tjetër duke u paguar edhe bonus qiraje bashkia. Bashkia merr përsipër bonusin e qirasë deri sa të sistemohen në banesa të reja. Kjo ndërtesë duhet prishur e tëra. Nuk shihet ndonjë perspektivë që të mund të rikonstruktohet,”-tha ai ndër të tjera.

LAJMI KRYESOR: Zjarr në Bulqizë, shkrumbohet totalisht një godinë banimi, brenda jetonin 4 familje

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet bulqize flamur jella zjarr ne bulqize bulqize flamur jella zjarr ne bulqize

Sondazh

Poll