Sport

VD / Autogoli i rrallë i portierit, nisin hetimet për trukim të ndeshjes

5 Shkurt 2022, 12:34 Nga DOSJA
VD / Autogoli i rrallë i portierit, nisin hetimet për trukim të

MAROK – Ngjarja e rrallë ndodh në kampionatin e futbollit të Marokut në ndeshjen mes Rapide Oued Zem dhe Hassania Agadir.

Fitore kanë shënuar mysafirët, të cilët kane arritur të fitojnë me shifrat 0-2, por në përfundim të ndeshjes ka patur dyshime të forta për trukim të këtij takimi.

Kjo pasi portieri i vendasve, Mehdi Ouaya ka shënuar në portën e tij, një autogol që rrallë shihet, apo thënë ndryshe më i çuditshmi në histori të futbollit.

Ishte minuta e 80-të e ndeshjes, kur skuadra mike udhëhiqte me shifrat 0-1 dhe një top nga mbrojtësit vendas u rikthyer te portierit Mehdi Ouaya.

Edhe pse kishte hapësirë ta dërgonte topin në fundore, ose në anësore, Ouaya vendosi që ta godiste topin me fuqi dhe ta dërgonte në portën e tij.

One of the most ludicrous own goals you’ll see and then some, from Morocco

Rapide Oued Zen keeper Mehdi Ouaya against relegation rivals Hassania Agadir pic.twitter.com/xt3ZSBGOSZ

— James Dart (@James_Dart) February 4, 2022

Ky veprim i portierit vendas ka ngjallur shumë dyshime se kjo ndeshje mund të jetë kurdisur dhe federata marokene tani ka nisur hetimet.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport #autogoli #football #futboll #trukimi marok portieri #autogoli #football #futboll #trukimi marok portieri

Sondazh

Poll