Sport

Mediat spanjolle: “Uzuni, emigrant ilegal që imiton Ronaldon”

5 Shkurt 2022, 10:36 Nga DOSJA
Mediat spanjolle: “Uzuni, emigrant ilegal që imiton Ronaldon”

SPANJE – Myrto Uzuni la në merkaton e janarit Ferencvaros për të kaluar në La Liga me Granadan. Sulmuesi i Kombëtares pritet të tregojë cilësitë e tij qysh nesër, kur në Bernabeu zhvillohet Real Madrid – Granada.

Për 26-vjeçarin nga Berati ka shkruar edhe “AS”, që tregon jetën dhe vështirësitë e karrierës së Uzunit. Nga jeta në Greqi si emigrant, te festa me “Siuu” nën sytë e Ronaldos. “Myrto Uzuni, i lindur më 31 maj 1998 në Berat, nuk e ka pasur jetën e lehtë.

Një futbollist që e kishte thënë vetë që e admironte Ronaldon dhe që sapo ka zbarkuar në La Liga me Granada.

Ai është një nga bastet e këtij klubi në merkato dimërore, për të cilin ka paguar rreth 3 milion euro. Një sulmues që shënon gola, që ka ambicie dhe shumë nerv. Uzuni e arriti famën më 25 nëntor 2020. Në atë kohë shqiptari luante me Ferencvaros dhe goli i tij kaloi në avantazh hungarezët në Torino ndaj Juventusit të idhullit të tij: Cristiano Ronaldo. Uzuni bëri festimin e famshëm ‘Siuu” nën hundën e tij.

Në fillim nuk i erdhi mirë, por Cristiano më pas shënoi një gol fantastik dhe Juventusi fitoi 2-1. Pas ndeshjes Uzuni u takua me portugezin dhe shkëmbeu fanellat, kurse CR7 nuk shfaqi ndonjë inat për imitimin.

Ky është trofeu i tij më i çmuar. Shqiptari ka lexuar gjithçka për portugezin. Jeta e bëri atë të ishte një emigrant ilegal në Greqi. Prindërit e tij punuan shumë për të mbajtur familjen, por Uzuni duke qenë ilegal nuk mund të luante futboll në Greqi.

Ai u kthye për të luajtur futboll në vendin e tij, në moshën 16-vjeçare. Përpjekjet e familjes së tij, që lanë ëndrrën e një jete të re në Greqi, u shpërblyen dhe sot Uzuni jeton nga futbolli, pasioni i tij. ‘Cristiano është pika ime e referimit, e di historinë e tij. Kam lexuar gjithçka për të. Ishte motivimi im’, thoshte Uzuni për Ronaldon.

Tani ai do të shkelë në “Bernabeu”, tempullin ku idhulli i tij u bë edhe më i madh, me ëndrrën për të qenë në gjendje për të bërë një tjetër “Siuuuu”, në atë që ishte shtëpia e portugezit për kaq shumë vite”,- shkruan AS.

B.T (Doja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport #ronldo cr7 granada laliga uzuni #ronldo cr7 granada laliga uzuni

Sondazh

Poll