Bota

Tragjedia në Kosovë/ U vranë 3 persona, arrestohet pas disa muajsh një tjetër person

5 Shkurt 2022, 08:31 Nga DOSJA
Tragjedia në Kosovë/ U vranë 3 persona, arrestohet pas disa

KOSOVË– Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar edhe një tjetër person që dyshohet të ketë lidhje me tragjedinë e Gllogjanit, ku u vranë dy nxënës dhe shoferi i autobusit. Policia ka bërë me dije se personi i dyshuar është dërguar në paraburgim.

“VRASJE E RËNDË Fsh. Gllogjan, Deçan (NN) 26.11.2021 – 18:58. Lidhur me rastin, me 04.02.2022 është arrestuar edhe një i dyshuar mashkull kosovar dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Ndërsa një prej të akuzuarve si një nga autorët e sulmit me armë në Gllogjen të Deçanit, është liruar nga paraburgimi. Malsor Mehmetajt, i është zvendësuar masa e paraburgimit me masën e arrestit shtëpiak.

Tragjedia e Gllogjanit ndodhi mbrëmjen e 26 nëntorit 2021, ku një person me maskë qëlloi me armë ndaj autobusit dhe më pas u zhduk pa lënë gjurmë nga vendi i ngjarjes. Nga breshëria viktima mbetën dy nxënësit Ledion Hamzaj, 16 vjeç dhe Gentiana Mustafaj, 17 vjeç si edhe shoferi i autobusit Gani Gjokaj. Po ashtu, një tjetër i mitur mbeti i plagosur por ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ngjarja e ndodhur mendohet ka nisur për shkak të një vajze të re nga Gllogjani e cila është vetë flijuar. Sipas familjes së vajzës së vetëvrarë arsyeja e kësaj vetëvrasje është shoferi i autobusit, Gani Gjokaj.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

diaspora diaspora kosove sulmohet autobusi me nxenes ne kosove kosove sulmohet autobusi me nxenes ne kosove

Sondazh

Poll