Bota

Çështja e Ukrainës në Kinë,Putin dhe Jianping kundër NATO, kërkojnë të mos zgjerohet

4 Shkurt 2022, 14:50 Nga DOSJA
Çështja e Ukrainës në Kinë,Putin dhe Jianping

KINË – Presidenti i Kinës Xin Jianping priti në kryeqytetin kinez homologun rus dhe aleatin e tij Vladimir Putin. Dy krerët e shteteve lëshuan një deklaratë të përbashkët duke kërkuar që Perëndimi t’i japë fund zgjerimit të NATO-s në Europën Lindore lidhur me zhvillimet e fundit intesnsive dhe dramatike në Ukrainë. Në këtë deklaratë, Rusia dhe Kina këmbëngulin që rivalët perëndimorë të heqin dorë nga qasjet ideologjije të kohës së Luftës së Ftohtë dhe të respektojnë sovranitetin, sigurinë dhe interesat e vendeve të tjera si dhe diversitetin e vlerave qytetëruese të këtyre shteteve.

Moska dhe Pekini i kundërvihen gjithashtu dhe paktinë e sigurisë trepalësh midis SHBA. Mbretërisë së Bashkuar dhe Australisë, i quajtur “Pakti Aukus”. Duke parë krijimin e blloqeve kundërshtarë në shumë rajone të botës, dy vendet aleate kritikuan dhe krijimin e blloqeve të aleancave në rajonin aziatik të Paqësorit.

Ky është takimi i 38-të mes udhëeqësve të Rusisë dhe Kinës që prej vitit 2013. Një fakt interesant është edhe se kreu i Rusisë Vladimir Putin ka kryer vizitën e dytë jashtë vendit të tij që prej fillimit të pandemisë së COVID-19.Në takimin e sotëm të nivelit të lartë shtetëror, Rusia dhe Kina firmosën dhe marrëveshje të reja të bashkëpunimit tregtar.

Si është situata e Ukrainës?
Shteti i Europës Lindore është kthyer në epiqendrën e vëmendjes botërore dhe të përplasjeve mes Perëndimit dhe Rusisë. SHBA dhe aleatët e saj këmbëngulin që Ukraina të integrohet në NATOdhe t’i krijohet perspektiva për t’iu bashkuar edhe Bashkimit Europian. Nga ana tjetër, Moska është shprehur kundër zgjerimit të NATO-s në Europë me pretendimin se kërcënohet siguria pasi për herë të parë në histori, NATO do të kishte kufi tokësor me Rusinë. Sot, presidentja e Komisionit Europian Ursula von Der Leyen deklaroi se BE ka përgatitur një paketë sanksionesh ndaj Rusisë, të cilat do të kufizojnë kontrollin e kapitalit të huaj dhe eksporteve. Zyrtarja e lartë gjermane e Europës së Bashkuar shtoi se zbatimi ose jo i këtyre sanksioneve varet nga qëndrimi i Rusisë ndaj Ukrainës.

Para dy ditësh, SHBA paralajmëroi se do të dislokojë trupa ushtarake në Rumani, Gjermani dhe Poloni.

Vetë SHBA ka kërcënuar vetë Rusinë me sanksione të rënda. Presidenti Joe Biden premtoi se do të merren masa të ashpra kufizuese ndaj vetë Vladimir Putinit, ndërsa Sekretari i Shtetit Antony Blinken paralajmëroi Moskën që të mos hapë “kutinë e Pandorës”.

Ditën e fundit, presidenti turk Rexhep Taip Erdogan dhe kryeministrit britanik Boris Johnson vizituan Kievin me qëllim mbështetjen për presidentin e Ukrainës Volodimir Zelenski. Vetë kreu i shtetit turk premtoi se do të realizojë një samit mes Putin dhe Zelenskit që do të zgjasë prej disa ditësh në Ankara.

Çështja e Ukrainës ka shkaktuar përçarje edhe në NATO. Gjermania refuzoi furnizimin me armë të Ukraiëns. Gjithashtu, Berlini po përpiqet të pengojë pajisjen me armatime të Kievit nga vendet Balltike.

Bisedimet e muajit janar në Gjenevë mes SHBA dhe Rusisë me Ukrainën dështuan duke mos dhënë asnjë rezultat konkret.

Luftë në Ukrainë, BE kërcënon, Der Leyen: Gati sanksionet per Rusinë

Kundërpërgjigje? Rusia mbyll zyrën e DW në Moskë, heq akreditimin e gazetarëve

VOA: SHBA e dinë, Rusia do të përdorë sulme të fabrikuara për pushtimin e Ukrainës

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota konflikti rusi-ukraine vladimir putin konflikti rusi-ukraine vladimir putin

Sondazh

Poll