Bota

“Non grata” nga SHBA, Radojçiç arratiset nga Kosova, dyshimet se kamerat u fikën

4 Shkurt 2022, 22:16 Nga DOSJA
“Non grata” nga SHBA, Radojçiç arratiset nga Kosova,

KOSOVË – Milan Radojçiq u ka ikur policëve të Kosovës në pikën kufitare të Bërnjakut në kohën kur ai kishte tentuar të futej në Kosovë. Pikërisht përmes kësaj pike kufitare që gjendet në Bërnjak i kërkuari nga Policia e Kosovës Milan Radojiçiq tentoi të kalojë në orët e pasdites të së enjtes.

Por çështja e verifikimit i doli problem atij. Radojiçiq po udhëtonte me veturë të tipit Shkoda me targa të Beogradit, e që me të gjendej me një pasagjer tjetër.

“Gazeta Express” shkruan se në këtë pikë kufitare ndodhen edhe një numër i madh i kamerave. Por dyshimet fillestare janë që këto kanë qenë jashtëfunksionit në momentin kur edhe ka ndodhur e gjithë ngjarja. Për këto arsye, ndaj zyrtarëve të Policisë Kufitare, tanimë ka filluar të merret edhe Inspektoriati Policor i Kosovës. Madje disa zyrtarë të IPK-së, do të hetojnë edhe në vendngjarje këtë rast.

Megjithatë, deri në mesditën e së premtes, të njëjtit nuk kanë qenë të pranishëm në këtë pikë kufitare, që ndan Kosovën me Serbinë. Nga ky institucion gjatë së premtes kanë rekomanduar suspendimin e kapitenit, rreshterit dhe një zyrtari policor të cilët kanë që në krye të detyrës gjatë këtij incidenti.

Ndërkohë, Millan Radojiçiq ishte futur në “Stop listë” nga Prokuroria e Ferizajt, me autorizim të prokurorit Rasim Maloku në lidhje me rastin “Brezovica”. Radojiçiq ishte shpallur në kërkim për rastin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit. I njëjti pas një kohe ishte fshirë nga lista e kërkimit me vendim të prokurorit që po e hetonte çështjen. Pas një kohe Prokuroria Speciale sërish e ka vendosur në listën e personave të kërkuar.

Para disa javëve, SHBA e vuri në listën e sanksioneve atë dhe disa zyrtarë të tjerë të Listës Serbe, duke ua ndaluar hyrjen në territorin amerikan.

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni milan radojçiç milan radojçiç

Sondazh

Poll