Bota

Dieta e Victoria Beckham, bashkëshorti i saj: Konsumon të njëjtin gatim për 25 vite

4 Shkurt 2022, 22:05 Nga DOSJA
Dieta e Victoria Beckham, bashkëshorti i saj: Konsumon të njëjtin

BRITANI  E MADHE – Ish-ylli i futbollit David Beckham i pëlqen të eksperimentojë në kuzhinë dhe kur provon disa gatime të shijshme, ai preferon t’i ndajë me gruan e tij Viktorian. Por, ata kanë provuar për 25 vite rresht të njëjtin gatim, peshk me perime në zgarë. Dhe të vetmen herë që ish-mesfushori i Mançester Junajtid dhe Real Madrid e shkeli këtë ritual ndodhi kur ai dhe Viktoria po prisnin lindjen e vajzës së tyre Haper. Vetë ish-kapiteni i Anglisë tregoi menunë e ushqimit të bashkëshores së tij në një podcast “River Cafe Table 4”.

“Ushqimi dhe pija më bëjnë të ndihem shumë mirë dhe kur unë provoj diçka të mirë, më pëlqen që të gjithë ta provojnë. Fatkeqësisht, jam martuar me një njeri që për 25 vite konsumon të njëjtën gjë. Që kur e kam takuar, Viktoria konsumon vetëm peshk dhe perime në zgarë dhe rrallë devijon në ndonjë gjë tjetër. E vetmja gjë që ajo provoi një gjë krejtësisht ndryshe ka qenë kur ishte shtatzënë me Haperin. Ajo mbetet një nga netët më të preferuara deri më sot. Nuk e mbaj mend se çfarë hëngri, por e di që ishte diçka ndryshe nga rutina”, tregoi ish-mesfushori anglez.

Gjatë kohës kur luante për Milanin në vitin 2009, David Beckham u dha pas gatimit italian duke tentuar të mësonte si gatuhej ragu dhe rizotoja. Ai këmbënguli aq shumë saqë donte të kënaqte fëmijët e tij. Të 4 fëmijët e tij (Brooklyn, Romeo, Cruz and Harper) e pëlqejnë shumë sot kuzhinën italiane. Beckham ka mësuar dhe të bijën Harper që të bëjë gatime të shpejta të mëngjesit.

Burimi: Corriere della Sera

(d.v/dosja.al)

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota david beckham victoria beckham david beckham victoria beckham

Sondazh

Poll