Art&Argëtim

Dënimi i Tahirit me 3.4 vite burg/Si e mbronte Rama para gazetarëve: Kërkojini falje

4 Shkurt 2022, 23:52 Nga DOSJA
Dënimi i Tahirit me 3.4 vite burg/Si e mbronte Rama para gazetarëve:

TIRANË– Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri u dënua sot nga Gjykata e Posaçme e Apelit me 3.4 vite burg për bashkëpunim me grupin “Habilaj” lidhur me trafikun e drogës Shqipëri-Itali. Por tre vite më parë, kryeministri Edi Rama edhe pse e kishte përjashtuar nga Partia Socialiste shkoi deri aty saqë i kërkoi gazetarëve që t’i kërkonin falje Tahirit, për lajmet dhe akuzat që kishin pasqyruar ndaj tij në media. 

“Kërkojini falje si fillim për çfarë i bëtë bazuar te thashethemet e dy përfaqësuesve të llumit që ua dhanë si fakte dhe ju mbushët dynjanë sikur ishin të vërtetat finale. Arritët në pikën që akuzuat mua dhe ne pse nuk e çuam në burg, pastaj shohim të tjerat dhe kërkojini falje se antimafia italiane dhe prokuroria e Katanias i shkoi deri në fund hetimit dhe muhabetet ishin kazan total. Prokuroria e Katanias i quajti kazan. Mbi këtë kazan na kërkuat pse nuk i hoqëm imunitetin dhe pse nuk e çuam në burg. Akuzat ndaj Saimir Tahirit rezultuan kazan. Prokuroria të çojë deri në fund hetimet dhe të thotë fjalën e fundit. Tahiri nuk është pjesë e familjes tonë politike,“-thoshte Rama në fjalën e tij.

Mirëpo kësaj here e kishte gabim. A do i kërkojë ai falje kësaj here gazetarëve?

LAJMI KRYESOR: Tahiri-FAJTOR! Dënohet me 3.4 vite burg ish-ministri i Brendshëm, me pranga te 313

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

dikur politike denohet saimir tahiri edi rama gjyqi i saimir tahirit saimir tahiri denohet saimir tahiri edi rama gjyqi i saimir tahirit saimir tahiri

Sondazh

Poll