Art&Argëtim

“Sa herë nominohet vesh bluzën për UÇK-në”, reagon familja e Arjolës

4 Shkurt 2022, 13:43 Nga DOSJA
“Sa herë nominohet vesh bluzën për

TIRANË- Aktorja Arjola Demiri, e cila është një nga konkurentët e nominuara për të lënë shtëpinë dhe garën e ‘Big Brother VIP’ ketë javë akuzohet nga një ndjekës nga Koosva se për të ‘shjpëtuar’ vesh gjithmonë bluzën me simbolin e UÇK-së (Ushtria Çlirimtare e Kosovës). Sipas ndjekësit, Arjola vesh bluzë me emblemën e UÇK-së “Liria ka emër”, jo nga dashuria që ka për Kosovën por sepse do votat dhe mbështetjen e popullit të Kosovës.

Familjarët e Arjolës kanë bërë një postim në Instagram ku hedhin poshtë akuzat që komentuesi ka bërë për Arjolën. Në postim të bërë në instagramin e vetë Arjolës shkruhet aktorja ka 100 ditë që e ka veshur atë bluzë dhe asgjë një ato çfarë thotë komentuesi nuk janë të vërteta.

 Pjesë nga postimi:

Arjola n’zemër mban UCK e Kosoven e si merr leje askujt! Ajo nderon Malësinë e Gjakoves, Kosoven e gjithë Shqipërinë me atë që përfaqëson dhe shpreh dashurinë dhe prap se ndalon jo nje Enver po 1 mln të tillë. Stop përdorimit të nacionalizmit të rremë, në dëm të saj. Në një rast të tillë nacionalizmi është streha e fundit e maskarenjve. Kosovën e ka dashur që ditën kur lindi kur ende se dinte fatin e vet… dhe luftën e saj e ka ndjerë po aq sa ju Enver sepse është bije Tropoje! Ne profilin e saj në bio nuk ka ekzistuar formati BBV kur ka qenë flamuri Kosovës aty! Ajo atë bluze ka 100 dite që e vesh, 2 herë ka qene në nominim, edhe 2 mije vjet në mos jetofte ajo niperit dhe mbesat e saj do e veshin! Beni një shëtitje nëpër intervistat e saj të mëparshme e shikoni sa e do atë lum Kosove! Kosovë loçk ta du qat zemër jo votën, se unë jam e juaja e vota asht e huaja!

 

 

A post shared by Arjola Demiri (@arjolademiri)

Aktorja Arjola Demiri në spektalin e ‘Big Brother VIP të së martës doli në nominim së bashku me konkurentët e tjerë, si aktori Donald Veshaj, moderatorja Einxhel Shkira dhe modelja Beniada Nishani.

(j.c)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz arjola demiraj beniada nishani big brother vip donald veshaj einxhel shkira arjola demiraj beniada nishani big brother vip donald veshaj einxhel shkira

Sondazh

Poll