Art&Argëtim

VIDEO-Dua Lipa mesazh në shqip: Tirana ka një vend të veçantë në zemrën time!

4 Shkurt 2022, 11:51 Nga DOSJA
VIDEO-Dua Lipa mesazh në shqip: Tirana ka një vend të

TIRANË– Ylli shqiptar me famë ndërkombëtare ka dhënë një mesazh në gjuhën shqipe për të gjithë dashamirësit e saj në Tiranë. Përmes një videomesazhi drejtuar të gjithë të rinjve shqiptarë, Dua ka përshëndetur sot ceremoninë hapëse të eventeve të “Tirana European Youth Capital 2022”. Ajo ka premtuar gjithashtu një tjetër vizitë në Tiranë në kuadër të aktiviteteve për “Tirana, Kryeqyteti Europian i Rinisë”.

“Përshëndetje çuna, përshëndetje Kryebashkiakut Erion. Shpresoj që po kaloni të gjithë mirë! Jam shumë e lumtur të jem pjesë e festës tuaj të madhe që do të zgjasë në të gjithë vitin në Tiranë, Kryeqyteti Europian i Rinisë. Tirana mban një vend special në zemrën time, jo vetëm prej rrënjëve të mia shqiptare, por gjithashtu dhe për atmosferën pozitive dhe energjinë e mrekullueshme. Tirana është si një shtëpi për mua dhe dua që e gjithë bota ta dijë. Kjo është një mundësi e mirë për t’i treguar Europës talentin dhe potencialin e rinisë shqiptare. Paçi fat me organizimin e mbi 1000 aktiviteteve në Tiranë dhe jam e sigurt që secila prej tyre do jetë një sukses. Mezi pres të jem aty me ju me miqtë e mi dhe të bashkohemi në festën tuaj por deri atëherë ju dërgoj shumë puthje,” u shpreh në videomesazhin e saj Dua Lipa.Dua Lipa: Tirana ka një vend të veçantë në zemrën time. Në Tiranë e ndjej veten si në shtëpi. Paçi fat me organizimin e mbi 1000 aktiviteteve dhe jam e sigurt që do të jenë një sukses i garantuar. Ju dua shumë,”- tha Dua Lipa.

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz dua lipa tirane dua lipa tirane

Sondazh

Poll