Art&Argëtim

Kejvina Kthella sërish single, i jep fund lidhjes me misteriozin nga Dubai

4 Shkurt 2022, 13:36 Nga DOSJA
Kejvina Kthella sërish single, i jep fund lidhjes me misteriozin nga Dubai

TIRANË- Modelja Kejvina Kthella u përfol për lidhjen e saj me një djalë misterioz nga Dubai një vit më parë por mesa duket ajo i ka dhënë fund kësaj historie. Fotoja me të dashurin misterioz që i mbulonte fytyrën nuk ekziston më në profiin e ish-velinës. Edhe pse kurrë nuk e bëri publik, modelja dukej se krah tij shijonte udhëtimet luksoze në botë.

Tashmë në Instagramin e Kejvinës shihen postime vetëm nga angazhimet e saj si modele. Udhëtimi i fundit i saj në Dubai ku duket se njohu dhe ish-të dashurin daton në fund të vitit 2021, duke shijur atmosferën e festës atje. Pikërisht në ditën e ditëlindjes, ajo ndau me ndjekësit një foto ku shihej në një jaht të mbushur me lule dhe dhurata krah partnerit që mbante veshur një bluzë të bardhë.

Ndryshe nga herët e tjera, këto postime linin të kuptohej se lidhja e re e Kthellës ishte konsoliduar. Jeta private e Kejvinës ka qenë në fokus nga mediat vitet e fundit.

(jc)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz kejvina kthella kejvina kthella

Sondazh

Poll