Aktualitet

Breshëri automatiku drejt qendrës së votimit në Kurbin, Policia fsheh ngjarjen

1 Korrik 2019, 12:33 Nga DOSJA
Breshëri automatiku drejt qendrës së votimit në Kurbin,

KURBIN- Ështe sulmuar me breshëri automatiku gjatë nates, rreth orës 01:00 të natës, ndërtesa ku ishte instaluar qendra e votimit e fshatit Fushkuqe në Kurbin.

Gjatë gjithë ditës nuk ka patur asnjë problem në asnjë qendër në Kurbin, por menjëherë sapo zgjedhjet kanë mbaruar dhe kutitë e votimit janë dërguar në KZAZ  e Laçit. Godina 3 katëshe që shërben dhe si lokal dasmash është bërë objektiv i një sulmi me armë, gjë kjo që ka sjellë dëme të shumta materiale por dhe ka shkaktuar panik tek banoret e Fushkuqes.

Godina ku ka ndodhur sulmi është në pronesi të Vasil Ulaj i cili njihet në zonë si person i qetë e pa probleme. Godina tre kateshe që shërbën për disa funksione si lokal dasmash, agjensi udhëtimi etij, por objektiv i sulmit kanë qenë vetem ambientet që u dhanë me qera për qendër votimi. Ndërkohë që deri tani nuk ka asnjë njoftim nga Policia dhe kjo ngjarje po mbahet e fshehtë.

(A.M. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet qednra e votimit qellohet me arme qv kurbin terror ne lac zgjedhjet lokale 30 qershor 2019 qednra e votimit qellohet me arme qv kurbin terror ne lac zgjedhjet lokale 30 qershor 2019

Sondazh

Poll