Aktualitet

Nafta/ Konfiundustria, Basha e Meta: Hetoni. Qeveria: Asgjë në dorën tonë

4 Shkurt 2022, 14:22 Nga DOSJA
Nafta/ Konfiundustria, Basha e Meta: Hetoni. Qeveria: Asgjë në

TIRANË– Çmimi i naftës është rritur dhe do të vijojë të rritet në vendin tonë. Kështu ka paralajmëruar edhe vetë Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj. Teksa ndodhej në Bilisht, Ibrahimaj tha se të paktën 6 muajt e ardhshëm, nafta do të pësojë sërish rritje nga 193 lekë për litër që kushton aktualisht. Mundësi për menaxhim e kontroll të këtij çmimi? Zero! Të paktën kështu deklaron edhe vetë kryeministri Edi Rama. I pyetur nga një ndjekës në Facebook nëse të paktën mund të rishikoheshin shtatë taksat e vendosura në çmimin e naftës, Kreu i Qeverisë e mohoi në mënyrë kategorike një gjë të tillë. Akciza, taksa për Qarkullimin, Karbonin, Rilincensimin, Skanimin, Markimin dhe TVSH-ja, që të gjitha së bashku bëjnë gati 110 lekë nuk do të hiqen e as do të zëvendësohen.

Për të njëjtën gje ka reaguar edhe Konfindustria. Konkretisht Gjergj Buxhuku, Administrator i Përgjithshëm i Konfindustrias kërkoi ngritjen e një komisioni parlametnar për hetimin e shkaqeve dhe rolin e munguar të institucioneve ekzekutive e rregullatore përgjegjëse që sollën rritjen e çmimit të karburanteve. Sipas Buxhukut, rritja e njëkohshme dhe e përsëritur e çmimeve është tregues i qartë i pranisë së karteleve, monopoleve dhe oligopoleve në tregun më të madh të vendit. Konfindustria paralajmëron se në rast të mosndryshimit të politkave të deritashme shtetërore çmimet e karburanteve dhe energjisë rrezikojnë të rriten më tej.

Në takimin me demokratët e njësisë numër 4 në Tiranë, Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha se çmimi i naftës është më i lartë në Shqipëri se në Kosovë, Maqedoni të Veriut e thuajsë i njëjtë me Zvicrën ku qytetarët marrin 16 herë më shumë të ardhura se shqiptarët. Deklaratën e Ibrahimajt, Basha e cilësoi të turpshme.

Presidenti Ilir Meta ka shprehur gjithashtu shqetësim për rritjen e çmimit të karburanteve. Me anë të një postimi në ‘Facebook’, Meta ndan deklaratën e Konfindustrisë, për të cilën thotë se e mbështet plotësisht. Kreu i shtetit e cilëson situatën e vendit kritike për shkak të rritjes së çmimit të karburanteve dhe të energjisë elektrike, që sipas tij do të sjellin pasoja shkatërruese afatgjata si për qytetarët ashtu dhe për ekononimë e vendit. Deklaratat e bëra nga qeveria që ka ‘ngritur duart’, Meta i cilëson justifikime.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE: 

Rritja e çmimit të naftës,Basha:Familjet nuk sigurojnë bukën e gojës, ç’bën qeveria?

Çmimi i karburantit, Konfindustria: Kartele e monopol, të bëhet hetim parlamentar!

Rritja e çmimit të karburanteve, Meta: Do ketë pasoja shkatërruese për qytetarët

(F.m/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet kryesore delina ibrahimaj ilir meta lulzim basha rritja e cmimit te naftes delina ibrahimaj ilir meta lulzim basha rritja e cmimit te naftes

Sondazh

Poll