Aktualitet

Plagosi kunatin me armën e babait! Arrestohet pas një viti 17-vjeçari(EMRI+HISTORIA)

4 Shkurt 2022, 13:18 Nga DOSJA
Plagosi kunatin me armën e babait! Arrestohet pas një viti

VLORË-Emanuel Koço është i riu i arrestuar në Vlorë pasi ishte i shpallur në kërkim për tentativë vrasje. 17-vjeçari ishte në kërkim për ngjarje të ndodhur në vitin 2020, pasi kishte tentuar të vriste me armë zjarri kunatin e tij. Koço u vu në pranga ditën e sotme nga Forcat ‘Shqiponja’ pas aksionit blic që u zhvillua në Vlorë. Tashmë ai do të përballet me akuzat për veprat penale ”Vrasja për shkak të marëdhënieve familjare”, mbetur në tentativë dhe ”Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

NJOFTIMI:

Kontrolle blic nga forcat operacionale të DVP Vlorë, Forca e Posaçme “Shqiponjat” dhe Policia Rrugore. Një 17-vjeçar është arrestuar si rezultat i këtyre kontrolleve pasi ishte në kërkim për tentativë vrasjeje. Nga kontrollet e përbashkëta policore u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit E. K., 17 vjeç, banues në lagjen “Partizani”, Vlorë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, me vendimin e datës 01.11.2021, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale ”Vrasja për shkak të marëdhënieve familjare”, mbetur në tentativë dhe ”Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Në vijim të veprimeve hetimore për ngjarjen e ndodhur më datë 31.12.2020, në Vlorë, ku është tentuar të vritet me armë zjarri, shtetasi Xh. M., ka rezultuar se i përfshirë në këtë ngjarje ka qenë edhe shtetasi E. K. Për këtë ngjarje, më datë 31.12.2020, është arrestuar në flagrancë shtetasi K. K., i cili në bashkëpunim me vëllain e tij, shtetasin E. K., kanë tentuar të vrasin me armë zjarri shtetasin Xh. M., i cili gjithashtu është arrestuar në flagrancë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj motrës dhe babait të dy vëllezërve.

Ngjarja e vitit 2020: Emanuel Koço, asokohe 15-vjeçar qëlloi 2 herë ndaj kunatit të tij, Xhuliano Muça, pasi ky i fundit kishte dhunuar të fejuarën, motrën e autorit, në lagjen ‘Partizani’. Muça kishte vajtur në familjen e të fejuarës ditën e sotme për sqarim, pasi kishte disa ditë i ndarë prej saj. Debati ka agravuar në përdorim të dhunës verbale dhe fizike të çiftit. Kjo ka bërë që 15 vjeçari të marrë pistoletën e punës së babait, ky i fundit punonjës i paraburgimit të Vlorës dhe të qëllojë dy herë në drejtim të kunatit, Xhulianos.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arrestim ne vlore emanuel koco vlore arrestim ne vlore emanuel koco vlore

Sondazh

Poll