Bota

Vrasja e 19-vjeçarit nga shqiptari, gjyshërit: Prerje e tillë bëhet nga kirurgu

4 Shkurt 2022, 13:58 Nga DOSJA
Vrasja e 19-vjeçarit nga shqiptari, gjyshërit: Prerje e tillë

GREQI– Gjyshërit e 19-vjeçarit, Alkis Kampanos i cili u vra nga një shqiptar (ende i paidentifikuar) janë të shokuar nga ajo që i ndodhi nipit të tij. Gjyshërit e viktimës thonë se nuk kishte fëmijë si ai në botë, ishte i dashur dhe zemërmirë.

“Nuk kishte asnjë fëmijë të tillë në botë. Nga mirësia, nga dashamirësia, i lumtur, kjo është gjithçka që kam për t’ju thënë,” tha gjyshja e 19-vjeçarit për ‘Protothema‘.

“Janë vrasës, një prerje të tillë mund ta bëjë një kirurg ose një vrasës. I dhanë goditjen përfundimtare. Le ta qëllonin, por të shpëtonte. Le ta plagosnin, por mos të iktë kështu. Ishte e nevojshme ta vrisnin?”- ka treguar gjyshi i tij.

23-vjeçari shqiptar i arrestuar si personi i dyshuar për vrasjen e të riut ka qënë dhe më parë i dënuar për dhunë. Hetimet për vrasjen e të riut janë ende në vijim e sipër pasi po hetohet nëse ka persona të tjerë të përfshirë në vrasje. Ditën e djeshme, shqiptari i cili u përball me trupën gjyqësore mohoi akuzat e ngritura ndaj tij. Dëshmitarët janë shprehur se viktima u gjend në momentin dhe në kohën e gabuar.

Si ndodhi ngjarja dhe arrestimi i 23-vjeçarit?

Mëngjesin e ditës së martë, 10 ultras të “Bicepsit të Veriut” sulmuan Alkis Kampanos dhe dy miqtë e tij. Ata janë tifozë të klubit të njohur helen AEK. 23-vjeçari goditi barbarisht me thikë 19-vjeçarin Kampanos. Ngjarja e rëndë u fiksua nga kamerat rreth vendngjarjes. Arrestimi i vrasësit u bë i mundur nga identifikimi i targave të njërës prej automjeteve të huliganëve të “Bicepsit të Veriut”. Në momentin e arrestimit thuhet se ai u përgjigjur oficerëve të policisë se nuk e ka idenë përse është arrestuar. Mediat në Greqi e konsiderojnë shqiptarin e arrestuar një nga huliganët më të rrezikshëm në vend.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni alkis kampanos greqi shqiptari vret grekun alkis kampanos greqi shqiptari vret grekun

Sondazh

Poll