Bota

Luftë në Ukrainë, BE kërcënon, Der Leyen: Gati sanksionet per Rusinë

4 Shkurt 2022, 08:16 Nga DOSJA
Luftë në Ukrainë, BE kërcënon, Der Leyen: Gati

TIRANË– Bashkimi Evropian ka përgatitur një paketë të fuqishme dhe gjithëpërfshirëse sanksionesh për të goditur Rusinë, gjithmonë në rast se ajo do të vijojë të sillet në mënyrë agresive ndaj Ukrainës. Në një deklaratë për gazetat Handeslblatt dhe Les Echos, presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen tha se Rusisë do të mund t’i kufizohet aksesi në kapitalin e huaj, eksportet për mallrat teknike dhe tubacioni Nord Stream 2 i Detit Baltik. Sipas Von der Leyen, gjithçka do të varet nga sjellja e Rusisë.

“Ne kemi përgatitur një paketë të fuqishme dhe gjithëpërfshirëse sanksionesh financiare dhe ekonomike. Këto përfshijnë kufizimin e aksesit në kapitalin e huaj dhe kontrollet e eksportit, veçanërisht për mallrat teknike.  Tubacioni i diskutueshëm Nord Stream 2 i Detit Baltik është gjithashtu pjesë e paketës së sanksioneve. Nëse tubacioni mund të hyjë në funksion varet “nga sjellja e Rusisë”,”- tha von der Leyen.

Rusia ka vendosur rreth 100,000 trupa pranë kufirit ukrainas dhe kërkon garanci se Kievi zyrtar nuk do të jetë kurrë pjesë e NATOS-s. Një ditë më parë përmes një letre me tone kërcënuese, Rusia kërkoi që të dinte pozicioninim dhe qëndrimin e të gjithë vendeve anëtare të NATO-s përfshirë dhe Shqipërinë.

(f.m/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota konflikti rusi-ukraine ursula von der leyen konflikti rusi-ukraine ursula von der leyen

Sondazh

Poll