Bota

“Do eliminoheni”, shqiptari kërcënon gjyqtarin në sallë, vrau efektivin në Mal të Zi

4 Shkurt 2022, 11:01 Nga DOSJA
“Do eliminoheni”, shqiptari kërcënon gjyqtarin në

MALI I ZI- Luan Hasanaj shqiptari që vrau me plumb në kokë policin Milutin Lekoviç në Mal të Zi 3 vite më parë, ka kërcënuar gjyqtarët e prokurorët. Gjatë seancës gjyqësore të zhvilluar në Podgoricë, Hasanaj tha se do të dilte i armatosur e do t’i eliminonte të gjithë.

“Do eliminoheni të gjithë”. “Pres të dal i armatosur dhe t’ju eliminoj të gjithëve”, ka thënë Hasanaj. Jëto thirrje e detyruan gjyqtarin Predgrad Taba që ta largojë shqiptarin nga salla.

Më 15 dhjetor të 2019, Hasanaj vrau oficerin e policisë Milutin Lekoviq. Ai e qëlloi me armë në automjetin e policies dhe pas tij tentoi të vriste edhe një oficere tjetër, Alexandra Kilibrda. Arma iu bllokua dhe efektivja shpëtoi.

Luan Hasanaj ishte me të vëllanë, Lulzim Hasanaj dhe të ëmën Nura Hasanaj në momentin që u ndaluan në kufi për shkak se ishin pa dokumente identifikimi. Të tre u morën me një makinë policie për t’u shoqëruar në komisariatin e Policisë së Herceg Novit. Më pas, rreth 5 kilometra nga kufiri kroat, Luan Hasanaj nxorri armën dhe vrau efektivin. I vëllai dhe e ëma akuzohen për përkrahje të Hasanjt dhe ndodhen gjithashtu pas hekurave.

(f.m/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

diaspora rajoni luana hasanaj lulzim hasanaj luana hasanaj lulzim hasanaj

Sondazh

Poll