Bota

Akuza për vrasje dhe në listën e zezë të SHBA, arratiset nënkryetari i Listës Serbe

4 Shkurt 2022, 08:00 Nga DOSJA
Akuza për vrasje dhe në listën e zezë të SHBA,

KOSOVË– Milan Radojiçiç, nënkryetar i subjektit politik Lista Serbe është arratisur në pikën kufitare Bërnjak në Kosovë, në sytë e efektivëve të policisë kufitare. Mediat e Kosovës shkruajnë se Radojiçiç Radojçiç po udhëtonte nga Serbia për në Kosovë. Në momentin kur ka mbërritur në kufi ka komunikuar me eprorët e pikes kufitare. Kur polici kufitar ka kontrolluar dokumentet e tij ka rezultuar se ai është person në kërkim dhe i ka thënë politikanit që të parkone mjetin.

Por, Radojçiç e ka kuptuar dhe është kthyer sërish në Serbi. Radojiçiç u shpall në kërkim për rastin e vrasjes së Oliver Ivanoviçit. Më pas ai u fshi nga lista e të shumëkërkuarve me vendim të prokurorit që po e hetonte çështjen.

Pas një kohe Prokuroria Speciale e ka vendosi sërish në listën e personave të kërkuar. Kjo është hera e dytë që Radojçiç arrin t’i arratiset Policisë së Kosovës. Dy vite më parë ai u largua nga banesa e tij pak minuta para se Njësitë Speciale ta arrestonin.

(F.m/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

diaspora rajoni kosove milan radojiçiç serbi kosove milan radojiçiç serbi

Sondazh

Poll