Bota

Shkoi për intervistë pune, 21-vjeçarja bjelloruse mbytet nga flokët

4 Shkurt 2022, 10:36 Nga DOSJA
Shkoi për intervistë pune, 21-vjeçarja bjelloruse mbytet nga

BJELLORUSI– Një ngjarje tragjike dhe e pa imagjinueshme ka ndodhur në Bjellorusi ku 21-vjeçarja Umida Nazarova ka humbur jetën pasi flokët e saj u kapën dhe u rrotulluan rreth qafës nga një makineri e fabrikës.

The Sun‘ shkruan se viktima kishte shkuar atë ditë që të aplikonte për punë në fabrikën Svarmet në Borisov, Bjellorusi. Flokët e saj u ngatërruan në makinerinë që ndodhej aty pranë, dhe fatkeqësisht për shkak të rrotullimit rreth qafës i shkaktuan probleme të shumta, duke i marrë jetën.Në lidhje me këtë ngjarje të rëndë kanë reaguar prindërit e 21-vjeçares që e kanë cilësuar aksident tragjik.

“Flokët e saj u mbështjellën rreth qafës dhe ajo u tërhoq në makineri duke pësuar lëndime të shumta”, ka thënë nëna e saj.

Umina qëndroi në spital 20 ditë mirëpo nuk arriti të rifitonte vetëdijen duke ndërruar jetë.

(A.B)/Dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota bjellorusi umida nazarova bjellorusi umida nazarova

Sondazh

Poll