Bota

“Don Euro”/ I akuzuar për zhvatje, dënohet me burg ish-prifti italian

4 Shkurt 2022, 08:22 Nga DOSJA
“Don Euro”/ I akuzuar për zhvatje, dënohet me burg

ITALI– Një ish-prift italian, i njohur si “Don Euro” për shkak të kërkesave të vazhdueshme për para nga famullitë e tij, është burgosur për zhvatjen e një ish-peshkopi. Luca Morini, i cili humbi statusin e priftit pas një sërë skandalesh, u dënua me 7 vjet e gjysmë burg për përvetësim identiteti, pasi mori identitetin e një gjyqtari.

Morini ishte prift i Pontasserchio, një qytezë toskane me 2600 banorë, e cila ndodhet në veri të Pizës. Në fillim u mendua se ishte shpirtmirë, por shpejt fitoi pseudonimin Don Euro për shkak të kërkesave të vazhdueshme për kontribute. Paratë e mbledhura Morini i shpenzoi jo për kishën e tij, por për festa, për t’u argëtuar nëpër klube dhe diamante.

Ai u dënua për zhvatjen që i bëri ish-peshkopit të Massa Carrara, Giovanni Santucci, i cili dyshohet se u shantazhua për t’i dhënë hua qindra mijëra euro Morinit dhe për t’i blerë një shtëpi.

Prokurorët kërkuan një dënim më të lartë, por ai u reduktua sepse gjykata vendosi që Morini vuante nga probleme të shëndetit mendor

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota don euro prifti italian don euro prifti italian

Sondazh

Poll