Aktualitet

VIDEO- Pjesë e grupit të Habilajve, arrestohet Reshat Radhima, momenti i prangosjes

4 Shkurt 2022, 13:07 Nga DOSJA
VIDEO- Pjesë e grupit të Habilajve, arrestohet Reshat Radhima, momenti

VLORË– Reshat Radhima, 56 vjeç, i dënuar me 4 vite e dy muaj burg nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar si pjesë e grupit të Habilajve është vënë sot në pranga. Mësohet se Radhima është arrestuar në Vlorë gjatë kontrolleve intensive të zhvilluara nga forcat “Shqiponja” në qytetin bregdetar. Radhima po udhëtonte me një mjet të llojit “Mercedes Benz” në momentin që është ndaluar dhe është kontrolluar nga policia. Përmes mjetit të identifikimit, autoritetet kanë arritur të provojnë se ai ishte shpallur në kërkim dhe e kanë prangosur. 

Radhima u shpall fajtor për akuzat e trafikut të drogës dhe grup të strukturuar kriminal. Ai u ekstradua nga Italia drejt vendit tonë në prill të vitit 2019, për t’u gjykuar nga organet e drejtësisë këtu.

GJKKO ka dënuar me 37 vite burg në total katër nga anëtarët e Habilajve, mes tyre dhe Moisi Habilajn. ky i fundit u shpall fajtor për veprat penale “trafikim i lëndëve narkotike e mbetur në tentativë e kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal, për të cilën është dënuar me 12 vite burg, si dhe grup të strukturuar kriminal, akuzë për të cilën është dënuar me 4 vite.

(f.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet reshat radhima policia e vlores reshat radhima arrestohet reshat radhima policia e vlores reshat radhima

Sondazh

Poll