Sport

U cilësua si goditje, tifozë e sponsorë i dalin kundër: shkak e shkuara e tij si…

3 Shkurt 2022, 19:10 Nga DOSJA
U cilësua si goditje, tifozë e sponsorë i dalin kundër:

SKOCI– Klubi skocez Raith Rovers po rishikon kontratën me lojtarin David Goodwillie me arsyen se në në vitin 2017 futbollisti ka pasur një procedim duke u akuzuar si përdhunues. Dy drejtorët e klubit kanë dhënë dorëheqjen në shenjë proteste, sponsorët për momentin janë tërhequr dhe ekipi i femrave ka vendosur të bojkotojë çdo seancë stërvitore duke përfshirë edhe ndeshjet e kampionatit.

Presidenti i klubit John Sim tha se ai kishte marrë një mësim të mirë, por të vlefshëm. Numri një i klubit theksoi se zgjodhi të merrte futbollistin duke u bazuar në cilësitë e tij në fushë.Goodëillie nuk u përball kurrë me një gjyq penal për akuzën e përdhunimit, me prokurorët që thanë se nuk kishte prova të mjaftueshme.

Megjithatë, ai u dërgua në gjykatë nga një grua e cila tha se ishte përdhunuar nga Goodwillie dhe një tjetër futbollist si  David Robertson, pas një nate jashtë në 2011.Të dy futbollistët pranuan se kishin kryer mardhënie seksuale me të, por pohuan se ishte konsensuale.Gjykatësi në çështjen civile vendosi që të dy e kishin përdhunuar, duke thënë se ajo kishte qenë “e paaftë për të dhënë pëlqim kuptimplotë” dhe i urdhëroi ata t’i paguanin asaj 100,000 £ si dëmshpërblim.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport goodwillie raith rovers skoci goodwillie raith rovers skoci

Sondazh

Poll