Aktualitet

“Non grata”/ Berisha: Vendimi hidhet në kosh, ose do pranohet vullneti i shqiptarëve

4 Shkurt 2022, 06:31 Nga DOSJA
“Non grata”/ Berisha: Vendimi hidhet në kosh, ose do pranohet

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka një zgjidhje për vendimin që është marrë ndaj tij nga SHBA. Sipas tij, vendimi i shpalljes ‘non grata’ ose do të hidhet në kosh, ose administrata do duhet të pranojë vullnetin e shqiptarëve.

“Ose një administratë tjetër do ta hedhë në kosh këtë vendim sine materia të bazuar në shpifje, ose do të pranohet vullneti i shqiptarëve nga cilado administratë qoftë.”– tha mbrëmjen e kaluar, ish-kryeministri Sali Berisha në emisionin ‘Log’, në ‘Abc news’.

I pyetur se përse është futur në listën e zezë të SHBA-ve, lideri historik i demokratëve përmendi edhe një herë ndikimin që sipas tij, ka pasur lobimi i kryeministri Edi Rama, por shtoi edhe që Lulzim Basha është ankuar.

“Po s’ka rëndësi për mua. E thotë departamenti që është Rama pas. Ti nuk mund të marrësh për bazë shpifjet….”

Berisha u shpreh se as kur ishte kryeministër dhe asnjëherë nuk do ta pranojë diktatin.

“Kurrë sa isha kryeministër nuk kam pranuar të më diktojë kush se kush do të jetë presidenti këtij vendi, madje dhe cili do të jetë shefi i SHISH i këtij vendi… Kam pasur kërkesa. kurrë s’kam pranuar diktat nga askush. Nuk kanë pasur qëllime të këqija, por kam besuar se shqiptarët duhet t’i emërojnë vetë.”

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike berisha non-grata sali berisha berisha non-grata sali berisha

Sondazh

Poll

Aktualitet 3 Shkurt 2022, 22:23

Merr flakë një banesë në Elbasan

ELBASAN– Një banesë është përfshirë në lagjen “5 maji” në Elbasan. Fatmirësisht nga flakët nuk ka mbetur asnjë person i lënduar, pasi në banesë nuk ka pas...