Aktualitet

Ç’ndodh nëse Berisha fiton Shkodrën? Salianji:Nuk ndodh, është si të zbresin alienët

4 Shkurt 2022, 06:23 Nga DOSJA
Ç’ndodh nëse Berisha fiton Shkodrën? Salianji:Nuk ndodh,

TIRANË– Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji deklaroi se ish-kryeministri Sali Berisha në asnjë mënyrë nuk mund të fitojë Bashkinë e Shkodrës. I ftuar mbrëmjen e kaluar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Salianji tha se një gjë e tillë do të ishte njëlloj sikur alienët të zbresin në Shkodër, pra nuk mund të ndodhë.

BISEDA:

Ylli Rakipi: Ju thoni se Shkodrën e fiton Lulzim Basha?

Ervin Salianji: Unë besoj se po.

Ylli Rakipi: Nëse Shkodra mbetet te demokratët e merr Sali Berisha. Do të ulemi bashkë këtu pas datës 6 mars.

Ervin Salianji: KA tre kandidatë. Ai i PD, i PS dhe kandidati i LSI.

Mentor Kikia: Po tregohesh hipokrit sepse Bardh Spahia ka qenë gjithmonë me PD.

Ervin Salianji: Ata që duan ta dëmtojnë PD-në, kanë shkuar të LSI.

Ylli Rakipi: Po e quajmë kështu, po sikur të fitojë kandidati i LSI pra?

Ervin Salianji: Koalicionet bëhen mes partive. LSI është parti. Komisioni i Rithemelimit është një inat, nuk ka një formë, nuk e dimë çfarë forme do të marrë.

Nikoll Lesi: Dakord, po nëse kandidati i LSI, që thoni ju, fiton ose në 6 bashkitë merr më shumë vota sesa PD.

Ervin Salianji: Është njësoj sikur alienët të zbresin në Shkodër. PD do të fitojë.

Ylli Rakipi: Ore aman mos bën gabim, se unë të quaj të mençur dhe serioz ty…

Ervin Salianji: Ai (Berisha) a tërhiqet nga politika po ndodhi kështu?

Nikoll Lesi: Nëse doktori ose LSI, që e quan ti, del në vend të tretë, doktori ikën me vrap.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike ervin salianji sali berisha ervin salianji sali berisha

Sondazh

Poll

Aktualitet 3 Shkurt 2022, 22:23

Merr flakë një banesë në Elbasan

ELBASAN– Një banesë është përfshirë në lagjen “5 maji” në Elbasan. Fatmirësisht nga flakët nuk ka mbetur asnjë person i lënduar, pasi në banesë nuk ka pas...