Aktualitet

PAMJE TË RËNDA/ Momenti kur makina përplas për vdekje 4-vjeçarin në Berat

3 Shkurt 2022, 16:57 Nga DOSJA
PAMJE TË RËNDA/ Momenti kur makina përplas për vdekje

BERAT- Publikohen pamjet e aksidentit që i mori jetën 4-vjeçarit, të identifikuar me inicialet G.O, sot në fshatin Samaticë të Beratit. I mituri u përplas nga një automjet me drejtues Ramazan Gjozi, 46 vjeç, e si pasojë ndërroi jetë në vend.

Në videon e publikuar nga Syri, të marrë nga kamerat e sigurisë në Samaticë, duke qartë moomenti kur vogëlushi po kalonte rrugën duke ndjekur xhaxhanë e tij, i cili ishte në një market në anën tjetër.

Por në momentin që po kalonte rrugën, u përplas nga makina. Menjëherë shoferi del nga mjeti dhe e merr në krahë për ta futur në makinë, ndërsa mendohet se ka qenë ai vetë që e ka dërguar në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore, por fatkeqësisht, I mituri ka ndërruar jetë.

SHIKO EDHE KËTË:

Aksident në Berat/ 46-vjeçari përplas për vdekje me makinë fëmijën 4 vjeç

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne berat berat ramazan gjozi aksident ne berat berat ramazan gjozi

Sondazh

Poll