Aktualitet

Shembi dy shtyllat elektrike në Laç, 57-vjeçari kërkonte qira nga OST

3 Shkurt 2022, 16:02 Nga DOSJA
Shembi dy shtyllat elektrike në Laç, 57-vjeçari kërkonte

LAÇ – 57-vjeçari Sandër Nezha, i cili u arrestua dje për shembjen e dy shtyllave të tensionit të lartë, mendohet se e ka kryer qëllimisht këtë akt. Grupi hetimor zbuloi se banori i Kurbinit ka patur konflikte të vazhdueshme me Operatorin e Sistemit të Shpërndarjes. Dy shtyllat e furnizimit me energji elektrike ishin vendosur në territorin e tij.

Dyshohet se Nezha ka kërkuar të merrte qira nga OST, por pasi nuk ka marrë përgjigje pozitive, ai ka marrë pllakat metalike dhe bullonat duke shkaktuar rrëzimin e këtyre dy shtyllave.

Sandër Nezha do të gjykohet për veprën “Shkatërrimi i rrjetit elektrik”.

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll