Aktualitet

AXHENDA/ Presidenti i UEFA-s në Tiranë, takim me Ramën e Dukën

3 Shkurt 2022, 10:24 Nga DOSJA
AXHENDA/ Presidenti i UEFA-s në Tiranë, takim me Ramën e

TIRANE Presidenti i UEFA-s, Aleksandër Ceferin ka mberritur këtë të enjte në Tiranë ku do të zhvillojë disa takime me zyrtarë lokale. Fillimisht, Presidenti i UEFA-s ka shkuar në Kryeministri, aty ku pritet të zhvillojë një takim me kryeministrin Edi Rama. Në axhendën e Ceferin është parashikuar edhe një takim me kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka. Në fund, ai do të zhvillojë dhe një vizitë në zyrat e FSHF-së. Në total ai do të qëndrojë për 5 orë e gjysmë në Tiranë.

Axhenda e presidentit Aleksandër Ceferin në Tiranë:

12:30 – mbërritja në Aeroportin “Nene Tereza”

13:00 – drekë me presidentin e FSHF-së, Armand Duka

15:00 – takim në kryeministri me Kryeministrin, Edi Rama

16:00 – vizitë në FSHF

18:00 – largimi nga Tirana

Ardhja e tij në Shqipëri ndodh në prag të asamblesë për zgjedhjen e presidentit të FSHF-së, që do të zhvillohen më 2 mars, ndërkohë situata nuk ka qenë aspak e qetë, me përfshirjen e politikës në këtë proces, duke vënë në dyshim edhe zhvillimin e finales së Conference League, që është planifikuar të zhvillohet në muajin maj në “Air Albania”.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Presidenti i UEFA-s Aleksandër Ceferin mbërrin në Kryeministri

(b.t;f.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore sport aleksandër čeferin aleksander ceferin ne tirane asamblesë për zgjedhjen e presidentit të fshf-së do të vizitojë këtë të enjte tiranën finales së conference league presidenti aleksander ceferin presidenti i uefa-s aleksandër čeferin aleksander ceferin ne tirane asamblesë për zgjedhjen e presidentit të fshf-së do të vizitojë këtë të enjte tiranën finales së conference league presidenti aleksander ceferin presidenti i uefa-s

Sondazh

Poll