Aktualitet

Raporti i janarit/ SHÇBA kallëzon 21 policë përgjatë janarit, 4 të arrestuar

3 Shkurt 2022, 14:15 Nga DOSJA
Raporti i janarit/ SHÇBA kallëzon 21 policë përgjatë

TIRANË– Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat ka kallëzuar në prokurori 21 punonjës policie. Në raportin e publikuar për muajin janar është bërë me dije se është kallëzuar penalisht dhe një efektiv i Gardës së Republikës, ndërsa 22 policët akuzohen për vepra të ndryshme penale, ndërsa në pranga kanë përfunduar 4 efektivë të uniformave blu. Gjithashtu në raport është vënë theksi se në kërkim janë dy efektivë, por për asnjë prej tyre nuk është bërë me dije shkaku i marrjes së masave e shkeljet që ata kanë kryer gjatë ushtrimit të detyrës

TË DHËNAT E RAPORTIT

169 ankesa të trajtuara;

-42 ankesa për Policinë Rrugore

-84 ankesa për efektivë të Rendit
-34 ankesa për efektivët e Hetimit të Krimit
-2 ankesa për strukturën e Shërbimeve Mbështetëse
-4 ankesë për strukturën e Burimeve Njerëzore
-3 ankesa për strukturën e Kufirit dhe Migracionit

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet policia e shtetit shçba tirane policia e shtetit shçba tirane

Sondazh

Poll