Politike

Rama e mohoi, PD s’heq dorë! Pampuri-DSHQ: Sa është numri i fluturimeve me charter?

3 Shkurt 2022, 16:12 Nga DOSJA
Rama e mohoi, PD s’heq dorë! Pampuri-DSHQ: Sa është numri i

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka mohuar publikisht disa herë se ka udhëtuar me charter, por duket se Partia Demokratike nuk heq dorë nga akuzat. Sot, deputetja Orjola Pampuri ka kërkuar nga Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare një dokument me disa pyetje lidhur me lëvizjet e kreut të qeverisë jashtë vendit duke përdorur “charter”. Në kërkesën zyrtare, PD kërkon që të dijë sa është numuri i udhëtimeve me avion charter dhe vlera totale e paguar nga Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare për Ramën. Gjithashtu kërkon edhe një rezyme të kostove të udhëtimeve që ka kryer kryeministri. 

“Sa është numuri i udhëtimeve me avion charter dhe vlera totale e paguar nga Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare, nga momenti i hyrjes së fuqi të Marrëveshjes deri sot? Listoni në mënyrë shteruese të gjitha udhëtimet e kryera me avion charter nga ana e Kryeministrit apo çdo zyrtar tjetër bazuar në marrëveshjen e mësipërme, duke përcaktuar për çdo rast vlerën e çdo udhëtimi si dhe vlerën e zërave përkatës së tarifisë së shërbimit për çdo udhëtim, e cila përfshin koston e karburantit, taksat aeroportuale dhe përpunimi në tokë (ground handling), apo çdo kosto tjetër. Në kushtet kur Shqipëria renditet në vendet më të korruptuara dhe ndër më të varfërat e Europës, Edi Rama shton luksin e tij me paratë e shqiptarëve,”-shkruhet në kërkesën zyrtare.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, DEPUTETJA ORJOLA PAMPURI

Edi Rama vazhdon te refuzoj te beje transparencen e shprenzimeve te udhetimeve te tij lluksoze me charter. Qe nga viti 2020 Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare, ka lidhur një marrëveshje me kompaninë ‘Air Albania’ për të marrë me qira një Aeroplan ‘Vip’ me te cilin udhëton Edi Rama. Që prej asaj kohe, shpenzimet për udhëtimet jashtë vendit të kryeministrit, mbulohen nga Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare dhe transparenca e udhëtimeve dhe kostove është zero. Për këtë arsye sot ne i kemi kërkuar zyrtarisht informacion Drejtorisë se Shërbimeve Qeveritare. Përmes kësaj kërkese zyrtare, ne kemi adresuar këto pyetje: 1. Marrëveshjen e bashkëpunimit dhe çdo korrespondencë ndërmjet institucionit tuaj me shoqërinë Air Albania shpk, lidhur me ofrimin e shërbimit të fluturimeve të posaçme më avioin charter për Kryeministrin dhe çdo zyrtar tjetër (dokumentacioni në kopje të njehsuar me origjinalin si dhe çdo korespondencë/procesverbal lidhur me marrëveshjen); 2. Bazuar në të dhënat e tregut, ku vlera e udhëtimeveme avion charter varion minimalisht nga 15 mijë euro ora, cila është arsyeja e përzgjedhjes nga institucioni juaj të shërbimit të udhëtimeve nëpërmjet fluturimeve me avion charter për Kryministrin? 3. Sa është afati i kohëzgjatjes së marrveshjes së bashkëpunimit për ofrimin e shërbimit të fluturimeve me avion charter ndërmjet Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare dhe shoqërisë Air Albania shpk? 4. Si është llogaritur tarifa e shërbimit dhe çfarë zërash përfshin? 5. Sa është numuri i udhëtimeve me avion charter dhe vlera totale e paguar nga Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare, nga momenti i hyrjes së fuqi të Marrëveshjes deri sot? 6. Listoni në mënyrë shteruese të gjitha udhëtimet e kryera me avion charter nga ana e Kryeministrit apo çdo zyrtar tjetër bazuar në marrëveshjen e mësipërme, duke përcaktuar për çdo rast vlerën e çdo udhëtimi si dhe vlerën e zërave përkatës së tarifisë së shërbimit për çdo udhëtim, e cila përfshin koston e karburantit, taksat aeroportuale dhe përpunimi në tokë (ground handling), apo çdo kosto tjetër. Në kushtet kur Shqipëria renditet në vendet më të korruptuara dhe ndër më të varfërat e Europës, Edi Rama shton luksin e tij me paratë e shqiptarëve. Ne 8 vite, vetëm shpenzime për luks qeveria e tij ka shpenzuar 798.3 milionë euro vetëm për udhëtime janë shpenzuar 171 milionë lekë pa llogaritur kostot e udhëtimeve me charter. Rames nuk i behet vone per shqiptaret. Rama është i korruptuar. Qeveria e tij është e korruptuar. Me këta në krye, Shqipëria nuk mund të ketë zhvillim. Shqiptarët duhet ta braktisin të shkuarën dhe të korruptuarit!

Akuzën e parë për udhëtimin e shtrenjtë të Ramës e bëri kryedemokrati Lulzim Basha nga Foltorja e Kuvendit, ndërkohë që më pas deputetët e tjerë dolën njëri pas tjetrit duke kërkuar arsyetimin e kreut të qeverisë. Përgjigjia për të cilin iu dha sot. Nga ana e tij, Rama është përgjigjur duke u shprehur se për udhëtimin që pretendon PD-ja janë harxhuar 345 euro, pasi ka udhëtuar në “economy class”.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike dshq edi rama edi rama me charter orjola pampuri dshq edi rama edi rama me charter orjola pampuri

Sondazh

Poll