Politike

Ambasada amerikane zbulon logon e marrëdhënieve SHBA-Shqipëri

3 Shkurt 2022, 15:44 Nga DOSJA
Ambasada amerikane zbulon logon e marrëdhënieve SHBA-Shqipëri

TIRANË– Në kuadër të 100-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim ka prezantuar logon e re që do përdoret për çdo event zyrtar. Logoja e re është shpërndarë vetë nga ambasadorja Kim në rrjetin social “Twitter”, duke e cilësuar datën e sotme si një gur të rëndësishëm në marrëdhëniet SHBA-Shqipëri.  

“Kemi kënaqësinë të ndajmë me ju logon që Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria do të përdorin për këtë gur kilometrik të rëndësishëm. Shpresoj të jeni dakord se ajo shpreh miqësinë midis popullit amerikan dhe popullit shqiptar nëpërmjet ngjyrave, skicimit dhe fjalëve. Ajo që personalisht më pëlqen më shumë është që numri 100 përfshin simbolin e pafundësisë,”– vijon më tej ajo.

(2/2) Here’s to another 100 years as Albania and the United States move forward together! #KrahPerKrah pic.twitter.com/bNWPOFoA9p

— USEmbassyTirana (@USEmbassyTirana) February 3, 2022

Ajo e mbyll prezantimin e logos duke thënë se dy vendet kanë ecur shumë së bashku po se gjithashtu mirëpret arritje të tjera në të ardhmen, ndërkohë që në logo ka edhe një mesazh: Përgjithmonë, krah për krah!

(k.m.dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike ambasada amerikane yuri kim ambasada amerikane yuri kim

Sondazh

Poll