Sport

Napoli në ankth, Lozano nxjerr shpatullën gjatë kualifikueses Meksikë-Panama…

3 Shkurt 2022, 10:44 Nga DOSJA

ITALI – Lajm i keq për Hirving Lozanon dhe rrjedhimisht për Napolin: sulmuesi meksikan ka dëmtuar shpatullën në kombëtare, duke u larguar i përlotur në barelë gjatë ndeshjes kualifikuese të botërorit kundër Panamasë.

Pas një përplasjeje me Murillon, në minutën e 67-të, Lozano u rrëzua përtokë, duke u ankuar për dhimbje të forta në shpatullën e djathtë, e cila u bllokua nga mjekët meksikanë kur lojtari u largua nga fusha. Lozano më pas u transportua në një spital në Mexico City.

Mëngjesin e sotëm Napoli konfirmoi se bëhet fjalë për një luksacion: “Pas diskutimeve me stafin mjekësor të kombëtares meksikane, për gjendjen shëndetësore të futbollistit Hirving Lozano, – thuhet në një shënim zyrtar nga klubi napoletan, – ju informojmë se ai ka raportuar një nxjerrje të shpatullës së djathtë, më pas të reduktuar. Lojtari do të rivlerësohet pas kthimit të tij në Itali.”

Një problem shtesë, në një sezon të vështirë për Lozanon, i cili tashmë kishte dëmtuar qafën në kombëtare korrikun e kaluar, më pas pësoi traumën e kokës dhe fytyrës në dhjetor kundër Leicesterit dhe pozitivitetin në Covid në fund të vitit. Tani ky dëmtim i re që mund ta mbajë larg fushave për një kohë të gjatë, duke e bërë të humbasë edhe ndeshjet e Europa League kundër Barcelonës.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport fantanzisti i napolit gjatë ndeshjes kualifikuese të botërorit ka dëmtuar shpatullën lajm i keq për hirving lozanon mbrëmje fatkeqe ajo e djeshmja për napolin rrjedhimisht për napolin sulmuesi meksikan fantanzisti i napolit gjatë ndeshjes kualifikuese të botërorit ka dëmtuar shpatullën lajm i keq për hirving lozanon mbrëmje fatkeqe ajo e djeshmja për napolin rrjedhimisht për napolin sulmuesi meksikan

Sondazh

Poll