Bota

COVID në Kosovë/ 5 viktima dhe 2,110 të infektuar, shërohen 3,772 të tjerë

3 Shkurt 2022, 14:53 Nga DOSJA
COVID në Kosovë/ 5 viktima dhe 2,110 të infektuar, shërohen

PRISHTINË– 5 viktima janë shënuar nga pandemia e koronavirusit në Kosovë. Në 24 orët e fundit nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë janë regjistruar 2,110 raste të reja me koronavirus nga 9,451 testime të kryera. Ndërkohë që në të gjithë vendin janë shëruar 3,772 qytetarë, ndërsa 30,871 janë raste aktive. Krahasuar me një ditë më parë, në Kosovë ka rënë numri i infektimeve dhe viktimave. Kujtojmë se dje u regjistruan 2,590 raste dhe 6 të vdekur.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

03 Shkurt 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 3.037 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.786.709 doza të vaksinës. Deri më sot 806.884 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 84.819 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19. Nga 9.451 testime, 2.110 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 5 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 3.772 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 178.768. Në total numri i rasteve aktive është 30.871. Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun: https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB Mbani maskat! Respektoni distancën! Mbani higjienën!

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni koronavirusi ne kosove kosove koronavirusi ne kosove kosove

Sondazh

Poll